Berisha: “Shqipëria, superfuqi energjetike rajonale”
Autori i Lajmit: Suela Topi
Përurimi i Petroliferas
Më në fund po largojmë rreziku permanent, që sillte shkarkimi i gazit të lëngshëm në portin e Vlorës. Ky pohim u bë dje nga kryeministri Sali Berisha, i cili mori pjesë në ceremoninë e përurimit të terminalit “Petrolifera" në bregdetin perëndimor të Vlorës, një investim prej 57.7 milionë euro i kompanisë italo-shqiptare PIA, që për herë të parë do të mundësojë përpunimin e anijeve me gaz të lëngshëm sipas standardeve ndërkombëtare. Kryeministri shoqërohej në përurimin e kësaj vepre nga ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli dhe zëvendësministri italian i Ekonomisë, Adolfo Urso. Ai e konsideroi terminalin e Petroliferës si portin energjetik më modern në Mesdhe. “Me këtë vepër, Vlora përmbush të gjitha detyrimet e mëdha që ka ndaj Jugut të vendit, Shqipërisë dhe madje dhe Ballkanit”, - theksoi Kryeministri. Terminali është ngritur në mjediset e ish-uzinës së Sodës në Vlorë, 4 km në veriperëndim të qytetit dhe sipas Kreut të Qeverisë, kjo vepër përbën një nga investimet më të mëdha, më jetike, më të domosdoshme për këtë qytet dhe për vendin.
Ceremonia
“Një gjë është e sigurt, se Shqipëria është bërë vend i besimit të madh për investitorët italianë dhe ata botërorë. Natyrisht, ashtu siç pritej dhe ashtu siç duhej, investimet italiane janë në krye të këtij procesi jetik për Shqipërinë. Këto investime janë të shpërndara në fusha të ndryshme, por mbi të gjitha janë në fushën e energjetikës”, - pohoi Berisha. Më tej, Kryeministri shprehu besimin se gjatë viteve që vijnë këto investime do të shumëfishohen. “Premtimi im para investitorëve italianë dhe atyre të mbarë botës është se ky vend do të ndërmarrë çdo reformë, çdo ligj dhe çdo vendim për t u bërë vendi më miqësor dhe më i përshtatshëm për investimet e huaja në Evropë”, - deklaroi ai. Berisha u shpreh më tej se “Vlora pa portin e saj energjetik është vetëm një qytet vetëm i kohërave të shkuara, ndërsa Vlora me portin e saj energjetik përmbush të gjitha detyrimet e mëdha që ka jo vetëm ndaj qarkut të saj apo jugut të Shqipërisë, por edhe ndaj gjithë Shqipërisë dhe Ballkanit”. Sipas kreut të qeverisë kjo është një ngjarje e një rëndësie jashtëzakonisht të madhe për Vlorën, këtë qytet me pozicionin gjeografik ndër më të rëndësishmit në të gjithë rajonin, të cilin e ndajnë vetëm 90 km nga bregu tjetër. “Sot qyteti bëhet me terminalin më të ri dhe më modern të Mesdheut, me një port të standardeve më të larta. Në strategjinë e qeverisë sime për të shndërruar Shqipërinë në një superfuqi energjetike rajonale, ky është një diamant i vërtetë”, - tha Berisha. Kreu i qeverisë ka theksuar më tej faktin se për këtë projekt është punuar me 4 qeveri shqiptare, tri prej të cilave socialiste, por sipas tij, ato janë kujdesur vetëm për karrigen e tyre dhe jo për zhvillimin e vendit, prandaj projekti u bë i mundur nga të djathtët. Duke u ndalur në bashkëpunimin me Italinë, kreu i qeverisë, Berisha, tha se jemi përpjekur që të zgjerojmë marrëdhëniet në ato fusha ku ishim më mbrapa dhe në ato fusha që ishin jetike për marrëdhëniet mes dy vendeve tona. "Dua që t ia përcjellësh mikut tonë të përbashkët, Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, se kjo pranverë mund të quhet pranvera e investimeve të mëdha italiane në Shqipëri", - deklaroi Berisha. Lidhur me këtë, ai tha se vetëm gjashtë muajt e fundit ne kemi nënshkruar me kompanitë më të mëdha italiane investime që i kalojnë 3.6 miliardë euro, si dhe janë në përgatitje e sipër kontrata me disa miliardë euro të tjera. Terminali “Petrolifera” u ngrit pas 20 muaj punimesh intensive, në gërmadhat e ish- uzinës së Sodës, që kishte shkaktuar një ndotje të jashtëzakonshme në këtë pjesë të bregdetit. Në këndvështrimin fiskal ai do të funksionojë si një “zonë e lirë”, me të gjitha atributet dhe përfitimet e ndërsjella mes shtetit shqiptar, subjekteve që do të operojnë në këtë objekt dhe vetë kompanisë ndërtuese dhe menaxhuese. Shoqëria “Petrolifera Italo Albanese”(PIA), ushtron aktivitetin e vet në shërbimet portuale dhe magazinimin e produkteve hidrokarbure, për llogari të klientëve të saj, të cilët janë importues shqiptarë dhe të huaj. Në këto kushte, terminali do të jetë një zonë e lirë doganore, ku PIA merr përgjegjësi ligjore kundrejt shtetit shqiptar për shlyerjen e detyrimeve fiskale për llogari të subjekteve që përfitojnë nga këto shërbime.
S.Topi
Ky lajm është publikuar: 04/06/2009