Tregtia e Jashtme, eksportet shënojnë rritje
Autori i Lajmit: red.
Raporti i INSTAT
Gjatë muajit mars të vitit 2009 janë eksportuar më shumë mallra se një muaj më parë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT), tekstilet dhe këpucët kanë qënë mallrat kryesore shqiptare që janë drejtuar drejt tregut të huaj prej fillimit të këtij viti.
Sipas INSTAT, në muajin mars të vitit 2009 u eksportuan 7,956 miliardë lekë mallra të ndryshme, me një rritje prej 5,9 për qind në krahasim me muajin shkurt të këtij viti. Ndërkohë, gjatë tre muajve të parë të vitit 2009 janë eksportuar drejt tregjeve të huaja 22,109 miliardë lekë mallra të ndryshme.
Mbizotëruesit
Gjatë marsit, mallrat që kanë mbizotëruar eksportin shqiptar kanë qënë tekstilet dhe këpucët, duke arritur në vlerën e 4,245 miliard lekë, ndërsa për të tre muajt e parë të këtij viti kjo shifër e eksportit ishte 12,190 miliard lekë. Një vend të rëndësishëm në eksportet shqiptare gjatë muajit mars kanë zënë edhe mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike, që kapën shifrën e 1,330 miliard lekë, ndërsa për të tre muajt e parë të vitit kjo shifër ishte 2,855 miliard lekë (nga 2,661 miliardë që ishte vitin e kaluar). Ndërkohë, drejt tregjeve të huaja gjatë këtij viti kanë shkuar edhe materiale ndërtimi e metale, në një vlerë për muajin mars prej 835 milionë lekë, ndërsa për të tre muajt e parë të këtij viti kjo shifër ishte 2,554 miliardë lekë.
Muajt e parë të vitit
Në muajt e parë të këtij viti vendi u përfshi nga efektet e krizës ekonomike, e cila shënoi një ulje si të eksporteve ashtu edhe të importeve. Më e thelluar u paraqit rënia e importeve në vend ku, sipas buletinit të publikuar nga INSTAT-i, gjatë janarit importet kanë rënë me 35,5 për qind, krahasuar me dhjetorin e 2008-s, çka do të thotë një rënie e theksuar e konsumit në vend. Rënia e eksport-importeve solli si pasojë thellimin e deficitit tregtar në vend. Po INSTAT-i raporton se nga kriza sektori që u ndikua më tepër negativisht domosdoshmë risht do të shte ai i ndërtimit, me 32 për qind.
Ky lajm është publikuar: 04/06/2009