E Diel, 1 Nëntor 2026

Rubik, konflikti për pallatin, banorët nxirren forcërisht

RUBIK- Banorët e një pallati pranë uzinës së bakrit në Rubik janë nxjerrë me forcë nga apartamentet ku banonin pasi një person pretendon privatizimin e pallatit, dikur një pronë shtetërore. Banorët ankohen se janë larguar forcërisht, ndërsa presin një vendim nga gjykata e Shkallës së Parë e Lezhës.

“Ne na kanë nxjerrë përjashta, kanë ushtruar dhunë e presion”, shpreh një banore.“I bëjmë thirrje policisë që të marrë masa”, shprehet një tjetër banor.

Vetë Anton Cupi, personi që pretendon pronësinë e pallatit nuk ka pranuar të prononcohet për mediat. Ndërkaq forca të policisë qendrojnë pranë pallatit për parandalimin e ndonjë konflikti mes palëve.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›