E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ: Pa energji disa zona në Tiranë

TIRANË- CEZ Shpërndarje njofton se sot do të ketë ndërprerje energjie në disa zona në Tiranë e më gjërë nga ora 22:00 deri në 24:00.

Ndërprerja vjen si pasojë e ndërhyrjes në nënstacionin e Kasharit, për përmirësimin e rrjetit.

Energjia do të mungojë në Vorë, Kamëz, Misto Mame. Pa energji do të jenë komunat Lumbregas, Fushë Mëzez.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›