E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aeroporti i Kukësit së shpejti do të vihet në punë

Kukës 25 Dhjetor, 12:38, NOA - Ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka shkuar për një vizitë sot në qytetin e Kukësit. Sipas tij, vënia në eficencë e aeroportit të Kukësit, do të bëhet se shpejti.

"Kemi nisur kryerjen e testeve, ndërsa po negociojmë me kompaninë që menaxhon aeroportin "Nënë Tereza" që ka ekskluzivitetin e fluturimeve ajrore për zgjidhjen e problemit", tha ministri

Sipas tij, po negociohet jo vetëm për aeroportin e Kukësit, por edhe për të tjerë që mund të ndërtohen në një të ardhme të afërt. Aeroporti i Kukësit zë një sipërfaqe prej 57 ha, prej të cilëve 17 ha janë të ish aeroportit të vjetër ndërtuar nga ushtria italiane në vitin 1941. Punimet për ndërtimin e tij kanë përfunduar para 4 vitesh, por ende nuk është vënë në funksionim për shkak të marrëveshjes së qeverisë Shqiptare me kompaninë që ka me koncesion aeroportin e Rinasit, ku në një pikë të saj, i lihet dorë të lirë firmës koncensionare të kontrollojë plotësisht hapësirën ajrore të vendit.

b.c/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›