Meta: LSI ndihmë bujqësisë
Kavajë-Kreu i LSI, z.Ilir Meta ka zhvilluar një takim me tregtarë të vegjël dhe të mesëm në tregun bujqësor të Kavajës. “Pak ditë më parë isha në Lushnjë duke vizituar një fermë moderne të prodhimit të domateve. Jam i kënaqur, që sot në tregun e Kavajës shikoj domatet e Lushnjës. Ndaj ne duhet të nxisim në veçanti fermerët tanë që të prodhojnë sa më shumë dhe me një kosto sa më të ulët, në mënyrë që tregjet tona të dominohen sa më shumë nga prodhimet vendase, sepse kjo është në të mirë të realizimit të mundit dhe djersës së fermerëve shqiptarë”-tha Meta. Kreu i LSI-së u shpreh gjithashtu se nxitja e prodhimit, është e domosdoshme edhe për forcimin e ekonomisë kombëtare.
Më tej kreu i LSI ka vijuar takimet edhe me biznesmenë në tregun industrial të qytetit të Kavajës. Gjatë kësaj vizite Meta është takuar me tregtarë të shumtë të cilët shprehën shqetësimin për rënien deri në 50 për qind të shitjeve të mallrave të tyre krahasuar me një vit më parë. Gjatë takimeve dhe bashkëbisedimeve, tregtarë të shumtë i shprehën kreut LSI shqetësimin dhe pamundësinë për të shlyer edhe detyrimet e tyre tatimore tepër të larta.