E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Kthim pronash

Vlorë-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur tek procesi i legalizimeve, temë e cila nuk është përmendur nga kjo parti. Nga Orikumi i Vlorës, kreu socialist theksoi se ky proces u zgjatë për arsye të pa ligjshme. “Çdo pronë që është e lirë do t’i kthehet pronarit, çdo tokë që është marrë me ligjin 7501, do t’i jepet menjëherë me letër dhe vulë pronarëve të saj, që janë ata që e kanë marrë me ligjin 7501”tha Rama, duke shtuar se në dy vjet dialog me njerëzit në mbarë vendin çështjet e pronësisë kanë qenë fenomeni i hasur në çdo cep të Shqipërisë.

“Tejzgjatja e paarsyeshme dhe e paligjshme e procesit të legalizimeve, solli si pasojë zënien e mëtejshme të tokave me ndërtime pa leje, që në 4 vitet e fundit janë kanë shtuar akoma më shumë edhe problemet e pronësisë. Ne kemi qenë qysh në krye të herës për legalizimin e të gjitha ndërtimeve pa leje, që janë rezultat i sakrificave e njerëzve të thjeshtë dhe të ndershëm, në një proces transformimi demokratik dhe në mungesë të shtetit”-tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›