E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: LSI solidaritet për banorët e bllokuar nga bora

TIRANË- Kreu i Lëvizjes Socilaiste për Inegrim, Ilir Meta, shpreh solidaritetin e tij dhe të partisë që ai drejton për situtën e vështirë që po kalojnë shqiptarët për shkak të kushteve të këqija të motit.

Në konferencën për mediat, të mbajtur për situatën më të fundit të krijuar në vend, Meta vlerësoi ngritjen e Komitetit të Emergjencave nga qeveria shqiptare.

“Në emër të LSI-së, dua të tërheq vëmendjen e të gjithëve për të treguar solidaritetin maksimal ndaj banorë të zonave që po përjetojnë situatë të vështirë e të radhe. Duam të vlerësojmë ngritjen e Komitetit të Emergjencave për të monitoruar situatën. Është e rëndësishme që jo vetëm të gjenden mënyrat për të kapërcyer situtën në komunat e vendit tonë, por ti qëndrojmë pranë në mënyrë që të mos cënohet jeta e tyre dhe tu jepet asistenca atyre që kanë probleme shëndetësore, të mos ketë mungesa për medikamente”,- u shpreh Meta.

Duke i bëri thirrje për mobilizim të gjithë strukturave të LSI-së në qarqe për mobilizim, Meta kërkoi përkushtim nga instucionet shtetërore për përballimin e situatës.

“Është detyrë e instutucioneve për të përballuar këtë situatë në mënyrë të jashtëzkonshme se dhe situata e tillë. Ky bashkërëndim do të ndjehet në ditët e ardhshme. Ne shohim në gjithe Europën që situata është e rëndë, qindra viktima ndaj nuk duhet të neglizhohet situata nga askush”,- theksoi Meta.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›