E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta-Lajçak: Vizat për shqiptarët hiqen brenda këtij viti

Ministri i Jashtëm, Ilir Meta dhe homologu i tij sllovak, Miroslav Lajçak nëpërmjet një konference për shtyp kanë njoftuar hapjen e ambasadës sllovake ditën e nesërme në Tiranë. Shefi i diplomacisë shqiptare, Meta garantoi se edhe Shqipëria do të ketë brenda këtij viti ambasadën e saj në Bratislavë.
Ministri i jashtëm sllovak, Lajçak pohoi se Sllovakia mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE. "Unë përgëzova Metën për përparimin që ka arritur në rrugën drejt BE-së. Shpresojmë që Shqipëria brenda një kohe të shkurtër do dërgojë pyetësorin në KE", shtoi ai.
Shefi i diplomacisë sllovake nënvizoi se vendi i tij mbështet heqjen e vizave duke pohuar se liberalizimi i vizave për shqiptarët do të realizohet brenda këtij viti.
Shefi i diplomacisë shqiptare Meta falenderoi zotin Lajccak për mbështejtjen që Sllovakia ka dhënë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, por edhe për hyrjen në BE dhe heqjen e vizave. Meta vlerësoi se 2010 do jetë një vit historic për marrëdhëniet mes dy vendeve.
Lajçak tha në fjalën e tij se do të thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve. Ai theksoi se Sllovakia ka mirëpritur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›