Vodafon më pranë komuniteteve në nevojë
Fondacioni Vodafon Albania demonstron gjithnjë e më shumë mbështetjen dhe përkushtimin për të ndihmuar popullsinë në nevojë. Gjatë muajit janar 2010, Fondacioni ishte një nga institucionet e para që iu përgjigj me përkushtim dhe shpejtësi emergjencës humanitare krijuar nga përmbytjet në zonën e Shkodrës. Drejtori Ekzekutiv i këtij Fondacioni, Albi Greva shpjegon se Fondacioni Vodafon Albania iu përgjigj menjëherë nevojave imediate të familjeve të dëmtuara duke mundësuar paketa ushqimesh, artikuj sanitarë dhe batanije. Në sajë të këtij operacioni efektiv në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, përfituan direkt 400 familje të zonave më të dëmtuara. Po kështu, edhe një shumë prej 11 milionë lekësh iu shtua këtij operacioni.