E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Lufte ndaj droges ne rajon, te hapet zyre e DEA ne Tirane Qamil Xhani

Lufta kunder trafiqeve te droges dhe krimit te organizuar ne Ballkan do te mundesoje nje rajon me te sigurt. Per kete qellim, Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim ka kerkuar drejtuesja e Agjencise Federale kunder Trafikut te Droges (DEA), Michele M. Leonhart, hapjen e nje zyre te kesaj agjencie ne Tirane. Ne takimin e zhvilluar dje, kreu i LSI-se ka theksuar se progresi i metejshem ne luften kunder krimit te organizuar eshte vendimtar per nje Ballkan me te stabilizuar, me te sigurte, me te begate dhe te integruar ne Bashkimin Europian. Kreu i LSI-se ka theksuar se bashkepunimi mes dy vendeve ne luften kunder trafiqeve eshte i suksesshem dhe "hapja e nje zyre rajonale te DEA-s me qender ne Tirane, do t'i sherbente luftes edhe me efikase ndaj krimit te organizuar dhe trafiqeve ilegale ne te gjithe rajonin". Kreu i LSI-se ka theksuar se bashkepunimi mes dy vendeve ne fushen e luftes kunder trafiqeve ka qene mjaft efikas. Nga ana tjeter, Meta ka folur dhe per rolin e Shqiperise dhe bashkepunimin me vendet e tjera te rajonit ne lidhje me luften ndaj trafiqeve ilegale. Ai theksoi se "bashkepunimi rajonal dhe ne drejtim te luftes kunder krimit te organizuar mbetet nje prioritet kryesor i Shqiperise". Drejtuesja e DEA-sm Michele M. Leonhart vleresoi punen e perbashket te te dy vendeve ne luften kunder krimit te organizuar. Ajo ka shprehur angazhimin e Agjencise qe drejton per nje bashkepunim me te ngushte me Shqiperine dhe me vendet e tjera te rajonit ne kete drejtim ne te ardhmen. Ne perfundim te takimit, kreu i LSI-se theksoi edhe domosdoshmerine e rehabilitimit te viktimave te droges ne Shqiperi. Kreu i LSI-se ka theksuar se eshte e nevojshme qe si edhe rendesine e mbajtjes se rinise larg cdo substance narkotike permes angazhimit te te rinjve ne programe konkrete sportive, sociale dhe punesimi. Takimi me drejtuesen e Agjencise se Federale kunder Trafikut te Droges ne SHBA (DEA), e cila eshte nje nga organizmat me te rendesishem ne luften kunder trafiqeve, u be gjate vizites disa ditore qe kreu i LSI-se, Ilir Meta, po zhvillon ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Dy dite me pare, kreu i LSI-se zhvilloi nje vizite ne Washington DC, ku u prit ne nje takim nga zevendesndihmes Sekretari i Shtetit, Philip Reeker. Zhvillimet e fundit politike ne Shqiperi, perspektiva e axhendes se integrimit europian dhe zhvillimeve ne rajon, kane qene tema e bisedimit te dy politikaneve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›