Tiranë/ Arrestohen 2 persona për prostitucion

Dy persona të dyshuar për shfrytëzim prostitucioni u arrestuan një ditë më parë në një operacion të organizuar nga policia e Tiranës dhe prokuroria e rrethit. Sipas burimeve nga policia Pllumb Prendi, 40 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë dhe Monika Micani, 49 vjeç, banuese në Tiranë u arrestuan në operacionin e koduar 'Blendi' pasi dyshohen se kanë shfrytëzuar për prostitucion për qëllime përfitimi, në një hotel në rrugën 'Frederik Shiroka', në Tiranë, një shtetase me inicialet A.S". Mësohet se gjatë operacionit u arrestua dhe shtetasja A.S, për akuzën 'ushtrim prostitucioni'.
Në cilësinë e provës materiale, policia u ka sekuestruar atyre shuma prej 27 000 lekësh si dhe 3 telefona celularë. Ndërsa, materialet hetimore të çështjes i kaluan prokurorisë, për veprën penale të "shfrytëzimit të prostitucionit", "mbajtje ambjentesh për prostitucion" dhe "ushtrim prostitucioni", në bashkëpunim.