Vrane shqiptarin ne grabitje, arrestohen dy italianet
CAPUA- Vrasja e nje shqiptari ne grabitje gjate muajit gusht te ketij viti con ne pranga dy italiane te dyshuar per krimin. Karabinieret e rajonit te Santa Maria Capua kane ekzekutuar dje urdhrin e arrestit me burg per Michele Marchi, 26 vjec, nga Pontelatone dhe Alfonso Antimo D'Agostino, 30 vjec, banues ne Capua. Ata akuzohen per vrasjen me thike te 27-vjecarit Xhevair Malaj, i njohur nga policia italiane si kontingjent i krimeve te ndryshme.
Krimi ndodhi ne nje zone te frekuentuar nga prostitutat, kurse shqiptari kishte qene i proceduar per lende narkotike dhe disa here kishte dhene identitete te ndryshme. Ndaj dhe hetuesit mendojne se ngjarja ka te beje me nje perplasje mes italianeve dhe shqiptareve per pazare te ndryshme. Ndaj D'agostinos ishte marre me pare masa e arrestit, kurse Marchi u kap ne banesen e tij.
Vrasja ndodhi midis 18 dhe 19 gushtit te ketij viti, teksa agresoret u perpoqen te grabisnin dy emigrante shqiptare sipas hetimeve te kryera. Si pasoje e reagimit te Xhevair Malajt, D'Agostino e ka sulmuar dhunshem me ane te nje thike duke e goditur disa here ne trup 27-vjecarin. Pasi mori plage te renda, Malaj nuk mundi te mbijetonte dhe nderroi jete disa ore me vone. Shqiptari tjeter ka mundur qe te shpetoje duke u larguar, ndersa ngjarja u klasifikua si "grabitje me dhune, me pasoje vdekjen".
Sipas deklarates zyrtare te policise italiane, ndalimi i suksesshem i dy te dyshuarve per vrasjen e emigrantit shqiptar u be fale bashkepunimit me prokurorin e Santa Maria Capua Vetere, qe zbuluan detaje dhe prova per krimin e dy muajve me pare. Mesohet se i dyshuari kryesor, D'Agostino, aktualisht gjendet ne burg pasi u ndalua pas krimit, kurse bashkepunetori i tij ne vrasje, Marchi, u lokalizua dhe ndalua ne nje shtepi ku dhe ishte fshehur prej disa javesh. Aktualisht prokuroria po heton motivin e vrasjes ne dy pista, ate te grabitjes dhe te nje konflikti mes grupeve rivale, pasi zona frekuentohej nga shume vajza qe prostituonin.