E Diel, 1 Nëntor 2026

Theret shqiptari i liruar nga burgu

BOLONJA- Shqiptari i liruar nga burgu theret me thike ne qender te qytetit te Bolonjas ne Itali. Persona ende te paidentifikuar sulmuan pak sekonda pasi kishte dale nga nje lokal nate 25-vjecarin Ardit Myrtaj. Policia tha se viktima kishte tre plage te shkaktuara me mjete mprehese, nje nga te cilat ne zemer dhe qe ka qene vdekjeprurese. Dyshohet se shkak per krimin mund te jete bere ndonje larje hesapesh, pasi i ndjeri kishte precedente penale ne trafikun e lendeve narkotike dhe vitin e kaluar ishte liruar nga burgu. Karabinieret hetojne edhe nje grindje te castit ne ambientet e lokalit dhe deri dje nuk ka pasur asnje te ndaluar per vrasjen.

Sipas medieve italiane, identifikimin e Ardit Myrtajt e kane bere te mundur karabinieret qe kryejne hetimet te drejtuara nga prokurori Luca Tampieri. I riu kishte marre tre goditje me thike, nje ne shpine, nje ne shpatullen e majte dhe nje afer zemres, e cila i ka shkaktuar dhe vdekjen, pasi viktima kishte humbur shume gjak. Vrasja sipas karabiniereve eshte shenuar rreth ores 22:00 te se shtunes, jashte lokalit "Willy il Coyote", i vendosur mes rruges "Viola" dhe "Emilia Ponente" e Bolonjes. Drejtuesit e lokalit dhe klientet thane se shqiptari kishte qendruar i vetem per disa ore dhe me pas eshte larguar po i vetem.

Karabinieret kane marre ne pyetje administratoret e lokalit dhe disa persona te tjere per te bere te mundur rindertimin e dinamikes se sulmit, i cili ne momentin e pare dyshohej se kishte ndodhur jashte lokalit. Policia thote se ende nuk dihet autori i vrasjes, por dyshohet se krimi ka lidhje me trafikun e lendeve narkotike. Shqiptari Ardit Myrtaj kishte dale nga burgu ne fund te vitit 2008, pasi ishte denuar per lende narkotike. Identifikimi i te ndjerit ka qene i veshtire, por fale gjurmeve te gishterinjve dhe precedentit te meparshem, policia ka mundur te zbuloje gjeneralitetet pasi e kishte pasur 25 vjecarin kontingjent ne listat e saj. Hetuesit nuk dhane detaje rreth autoreve te mundshem, nese jane shqiptare apo italiane, por pista me e besueshme eshte ajo e nje hakmarrjeje dhe larjes se hesapeve per denimin e vuajtur nga shqiptari.

Dyshimet

Autoret dyshohet se e kane pritur pas ndjekjes shqiptarin Adit Myrtaj dhe me pas i kane ngritur priten duke e sulmuar barbarisht. Ky version hetohet per pisten e larjes se hesapeve apo hakmarrjes, ndersa po verifikohet edhe nje konflikt i castit ne ambientet e lokalit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›