Meta: Mbeshtesim shkarkimin e Topallit
Lideri i LSI-së, Ilir Meta, konfirmoi qëndrimin e LSI-së për të votuar për shkarkimin e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.
“Ne duam t’ju sigurojmë se votat tona do të jenë gjithmonë pro çdo nisme që është kundër drejtimit të Parlamentit në mënyrën si e ka drejtuar deri tani zonja Topalli, ku kulmi i shkeljes së procedurave dhe normalitetit të Parlamentit ishte më 21 prill, në mënyrë krejt të dyshimtë dhe aspak transparente për ndryshimin e Kushtetutës, e cila u ndryshua në substancën e saj në mënyrë të rrufeshme, kur ne e dimë që edhe për një projektligj normal duhet të paktën tre muaj kohë nga paraqitja në parlament e deri në debatin dhe seancën plenare ku votohet. Së dyti, dua të shpreh dyshimin tim nëse do të kishte sukses një iniciativë e tillë, të cilën ne sidoqoftë e mbështesim, në çdo rast, çdo nismë kundër drejtimit të parlamentit nga ana e zonjës Topalli, dhe aq më tepër çdo nismë kundër drejtimit të Qeverisë nga e ana e zotit Berisha”, - tha Meta.
4 Qershor 2008