E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi injoron negociatorët e Berishës



Presidenti i Republikës, Bamir Topi, mësohet se ka injoruar të negociojë me grupin e deputetëve të PD-së të caktuar nga kryeministri Berisha në lidhje me rikthimin mbrapa të dekreteve presidenciale, për emrat e anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë. Ndërsa Berisha kishte caktuar për negocim deputetët Patozi dhe Ilir Bano në lidhje me këtë çështje, nga burime presidenciale mësohet se presidenti Topi ka hedhur poshtë çdo mundësi negocimi, për të shfuqizuar dekretet e dekretuara prej vet tij.

4 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›