Basha: Koha e heqjes totale të vizave me vendet e BE është e afërt
Ministri i Punëve të Jashtme,
Lulzim Basha,
deklaroi dje se "koha
që na ndan nga heqja
e vizave me BE-në është e shkurtër".
"Jemi plotësisht optimistë
se koha që na ndan nga heqja e
vizave për qytetarët shqiptarë, për
të udhëtuar drejt vendeve të BEsë,
do të shkurtohet. Ndonëse nuk
jemi në gjendje të përcaktojmë një
datë ekzakte, gjithsesi theksoj se
spekulimet lidhur me afatet për
këtë çështje janë tërësisht të pabazuara.
Por, zv/presidenti i KE-së,
Franko Frattini, është shprehur
optimist në përmbylljen me sukses
të këtij procesi, brenda mandatit
të Presidentit të KE-së, Jose
Manuel Barroso", tha ministri
Basha gjatë një konference të përbashkët
për shtyp, me homologun
e tij qipriot, Kyprianou.
Ai iu përgjigj interesimit të
gazetarëve lidhur me afatet për
heqjen e vizave ndaj qytetarëve
shqiptarë, pas dorëzimit të Udhërrëfyesit
për Vizat nga ana e zyrtarëve
të BE-së. Basha, ndërsa e
konsideroi këtë moment si "një ngjarje
me rëndësi të madhe në historikun
e marrëdhënieve Shqipëri-
BE", theksoi se "në mars të
këtij viti zv/presidenti i KE-së,
Frattini, erdhi në Tiranë për të
hapur dialogun për liberalizimin e
vizave. Ndërkohë, në më pak se tre
muaj më vonë, BE dhe Shqipëria
finalizuan dokumentin për heqjen
e detyrimit për viza për qytetarët
shqiptarë". Sipas ministrit, kjo
është "shprehje e vullnetit politik
të BE-së, si dhe e stadit të zhvillimit
të marrëdhënieve të saj me Shqipërinë,
duke njohur kështu në
mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke
përparimin që vendi ynë ka bërë
në të gjitha fushat që lidhen me
integrimin, si lëvizja e lirë e
qytetarëve, siguria e kufirit, siguria
e dokumenteve, lufta pa kompromis
kundër korrupsionit,
krimit të organizuar, konsolidimit
të shtetit ligjor etj".
Kosova
Ndërkaq, ministri i Jashtëm
qipriot, Markus Kyprianou, u deklarua
"për mosnjohje të Kosovës
nga ana e Qipros", ndërsa theksoi
"mbështetjen për vendosjen në
Kosovë të misionit të BE-së, EULEX".
"Pavarësisht nga pozicioni
ynë i mosnjohjes së Kosovës, ne do
të inkurajojmë edhe vendet e tjera
anëtare të BE-së që të mbështesin
dhe ndihmojnë popullin e Kosovës
përmes asistencës teknike
dhe financiare. Pavarësisht nga
qëndrimet e ndryshme që mund
të kenë palët për këtë çështje, kjo
nuk duhet të shkojë në dëm të interesave
të popullit të Kosovës", u
shpreh ministri Kyprianou gjatë një
konference për shtyp, pas takimit
me homologun e tij shqiptar, Lulzim
Basha. Sipas tij, "zgjidhja e
çështjes së Kosovës është një
zgjidhje ‘sui generis‘ dhe ajo nuk
mund të shërbejë si precedent për
raste të tjera.
Lulzim Basha,
deklaroi dje se "koha
që na ndan nga heqja
e vizave me BE-në është e shkurtër".
"Jemi plotësisht optimistë
se koha që na ndan nga heqja e
vizave për qytetarët shqiptarë, për
të udhëtuar drejt vendeve të BEsë,
do të shkurtohet. Ndonëse nuk
jemi në gjendje të përcaktojmë një
datë ekzakte, gjithsesi theksoj se
spekulimet lidhur me afatet për
këtë çështje janë tërësisht të pabazuara.
Por, zv/presidenti i KE-së,
Franko Frattini, është shprehur
optimist në përmbylljen me sukses
të këtij procesi, brenda mandatit
të Presidentit të KE-së, Jose
Manuel Barroso", tha ministri
Basha gjatë një konference të përbashkët
për shtyp, me homologun
e tij qipriot, Kyprianou.
Ai iu përgjigj interesimit të
gazetarëve lidhur me afatet për
heqjen e vizave ndaj qytetarëve
shqiptarë, pas dorëzimit të Udhërrëfyesit
për Vizat nga ana e zyrtarëve
të BE-së. Basha, ndërsa e
konsideroi këtë moment si "një ngjarje
me rëndësi të madhe në historikun
e marrëdhënieve Shqipëri-
BE", theksoi se "në mars të
këtij viti zv/presidenti i KE-së,
Frattini, erdhi në Tiranë për të
hapur dialogun për liberalizimin e
vizave. Ndërkohë, në më pak se tre
muaj më vonë, BE dhe Shqipëria
finalizuan dokumentin për heqjen
e detyrimit për viza për qytetarët
shqiptarë". Sipas ministrit, kjo
është "shprehje e vullnetit politik
të BE-së, si dhe e stadit të zhvillimit
të marrëdhënieve të saj me Shqipërinë,
duke njohur kështu në
mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke
përparimin që vendi ynë ka bërë
në të gjitha fushat që lidhen me
integrimin, si lëvizja e lirë e
qytetarëve, siguria e kufirit, siguria
e dokumenteve, lufta pa kompromis
kundër korrupsionit,
krimit të organizuar, konsolidimit
të shtetit ligjor etj".
Kosova
Ndërkaq, ministri i Jashtëm
qipriot, Markus Kyprianou, u deklarua
"për mosnjohje të Kosovës
nga ana e Qipros", ndërsa theksoi
"mbështetjen për vendosjen në
Kosovë të misionit të BE-së, EULEX".
"Pavarësisht nga pozicioni
ynë i mosnjohjes së Kosovës, ne do
të inkurajojmë edhe vendet e tjera
anëtare të BE-së që të mbështesin
dhe ndihmojnë popullin e Kosovës
përmes asistencës teknike
dhe financiare. Pavarësisht nga
qëndrimet e ndryshme që mund
të kenë palët për këtë çështje, kjo
nuk duhet të shkojë në dëm të interesave
të popullit të Kosovës", u
shpreh ministri Kyprianou gjatë një
konference për shtyp, pas takimit
me homologun e tij shqiptar, Lulzim
Basha. Sipas tij, "zgjidhja e
çështjes së Kosovës është një
zgjidhje ‘sui generis‘ dhe ajo nuk
mund të shërbejë si precedent për
raste të tjera.