E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: “Dorëheqja e Topallit shpëton PD-në”



Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, është zëri i parë nga maxhoranca që kërkon shkarkimin e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Ndoka tha dje se Topalli duhet të japë menjëherë dorëheqjen, pasi sipas tij largimi nga posti i kryetares së Kuvendit do të shpëtonte qeverinë aktuale, Partinë Demokratike dhe vetë maxhorancën në përgjithësi.
“Topalli shpesh ka kaluar kufijtë etikë, duke e kthyer Parlamentin si pronë të saj. Topalli në krye të Parlamentit, kosto e madhe për PD-në, do të ishte mirë që ajo të dorëhiqej dhe kjo do të përbënte lehtësim te madh dhe për vetë partinë e saj”, - tha Ndoka.

4 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›