Meta: Ndryshimi i Kushtetutës po sjell autoritarizëm në Shqipëri
Kreu i LSI-së ndan shqetësimin për ndryshimet kushtetuese me liderët e së majtës evropiane.
Shaban Sulçe
Ish-kryeministri dhe lideri i LSI-së, Ilir Meta, nuk ka ngurruar ta ndajë shqetësimin me liderët e partive socialiste europiane për pasojat që po sjellin në Shqipëri ndryshimet kushtetuese të 21 prillit. I ftuar në takimin e Këshillit të Partisë Socialiste Europiane në Madrid, Meta ka mbajtur një fjalim përpara drejtuesve kryesorë të PSE-së dhe të partive të majta europiane. Duke folur në këtë panel, ku merrnin pjesë personalitete mjaft të rëndësishme të së majtës europiane, Meta solli si një precedent tepër negativ ndryshimin e Kushtetutës në Shqipëri në mënyrë jo transparente, krejtësisht për qëllime të ngushta dhe me pasoja afatgjata për pavarësinë e institucioneve dhe sidomos të Drejtësisë. Këto ndryshime kanë sjellë edhe një frymë autoritariste përmes mbifuqizimit të pozicionit të kryeministrit në kurriz të parlamentarizmit. Lideri i LSI-së tha se progresistët synojnë zgjerimin e bazës së demokracisë dhe janë kundër autoritarizmit, i cili është një tipar më shumë i së djathtës.
Fjalimi
Tema e takimit të djeshëm të Këshillit të Partisë Socialiste Europiane ka qenë zhvillimi i debatit “Për një Ballkan të ri social”. Duke iu përgjigjur pyetjes së axhendës së panelit, se përse duhet punuar për një Ballkan të ri social, Meta theksoi domosdoshmërinë e moszëvendësimit të konflikteve të reja etnike me konflikte e reja sociale. “Vendet tona kanë një stabilitet ende të brishtë, i cili kërkon jo vetëm ndërmarrjen e reformave, që garantojnë jo vetëm rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike, por edhe politika sociale të mençura dhe me vizion, larg populizmit dhe qëllimeve të ngushta elektorale”, - theksoi ish-kryeministri shqiptar. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të institucioneve dhe të stabilitetit institucional në vendet e Ballkanit, pasi sipas tij “ende institucionet janë të dobëta, pasi ende ligji nuk zbatohet në mënyrë efektive dhe pavarësia e Drejtësisë ende mbetet shumë e kufizuar. Kjo vjen si pasojë e mendësisë që trashëgojnë këto vende dhe një pjesë e drejtuesve të tyre, që është autoritare, tipike si ajo e partisë në shtet”, - tha Meta.
Autoritarizmi
Kreu i LSI-së theksoi se është shumë e rëndësishme që në vendet e Ballkanit të shmanget regjimi i kapitalizmit oligarkik dhe përmendi pasojat që sjell në këto vende një regjim i tillë. “Është shumë e rëndësishme që të shmanget regjimi i kapitalizmit oligarkik që kontrollon gjithë jetën politike, institucionale, ekonomike dhe që thellon polarizimin shoqëror, duke u kthyer në një potencial për konflikte sociale dhe destabilitet politik dhe shoqëror, sepse në kushtet kur institucionet janë të dobëta, sidomos ato rregullatore të tregut, ku pavarësia e Drejtësisë është ende e cenueshme, sidomos nga qeveria. Përpjekjet e grupeve të caktuara për t’u pasuruar në mënyrë jo vetëm abuzive, por edhe të pakufishme, pa dyshim që devijon një pjesë të mirë të rritjes ekonomike, e cila mund të shkonte për qëllime sociale. Kjo rrit varfërinë dhe shton potencialin për krizën”, - tha Meta.
Duke folur për çështjen e arsimit, Meta theksoi nevojën e investimeve më të mëdha në çështjen e arsimimit dhe të formimit profesional dhe arsimit, jo vetëm në rritjen e cilësisë së edukimit sipas standardeve europiane dhe për t’iu përshtatur tregut të ardhshëm të punës, por edhe arsimimi në drejtim të rritjes dhe të një formimi më tolerant, të brezave më të rinj, sidomos përsa i takon marrëdhënieve ndëretnike. Gjatë pjesëmarrjes së tij në takimin e Këshillit të Partisë Socialiste Europiane (PSE), Meta u takua edhe me presidentin e PSE-së, Rasmunsen, ish-kryeministrin e Spanjës, Felipe Gonzales, kryeministrin kroat dhe të tjerë personalitete të rëndësishme të së majtës në Europë.
3 Dhjetor 2008