Propozimi, sa shpërblim do të marrin pensionistët për festat
Pritet vendimi i kryeministrit për masën përfundimtare të shpërblimit. Më pas Ministria e Financave dhe ISSH-ja do të publikojnë procedurat
Jonida Tashi
Të gjithë pensionistët në vend do të gëzohen në ditët e fundit të këtij muaji me një shpërblim për festat nga qeveria. Ministria e Financave ka nisur përgatitjen e udhëzimit për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit. Burime zyrtare nga Ministria e Financave dhe nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore bëjnë të ditur se ka filluar të diskutohet vendimi për shpërblimin e pensionistëve, por ende nuk është përcaktuar se sa do të jetë konkretisht masa në lekë e shpërblimit. Burimet sqarojnë se masa e shpërblimit për pensionistët mund të jetë e njëjtë me vitin e kaluar, pra 5 mijë lekë. Por, duke qenë se ende gjithçka është në fazën e diskutimeve, pritet që në ditët në vijim të mësohet diçka më shumë për përfitimet shtesë që do të kenë pensionistët për festat e fundvitit. Megjithatë, për të mësuar përfundimisht se kur do të nisë shpërndarja e këtij shpërblimi dhe sa lekë do të jetë ai, pritet vendimi i kryeministrit të vendit, Sali Berisha, si dhe do të shikohen mundësitë që ka buxheti i Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Duke qenë se vitin e kaluar efekti financiar i shpërblimit prej 5 mijë lekësh për të gjithë moshën e tretë kapi shifrën rreth 27 milionë dollarë, mendohet që edhe këtë vit do të jetë një shifër e përafërt. Gjithashtu është parashikuar që në rast se buxheti i ISSH-së nuk do të arrijë të përmbushë nevojat, atëherë Ministria e Financave do të ndërhyjë për të plotësuar fondin e nevojshëm për shpërblimin e pensionistëve.
Propozimet
Ndonëse nuk është përcaktuar ende se sa do të jetë masa e shpërblimit për pensionistët, në fuqi mbeten dy propozime, realizimi i të cilave varet nga fondi që është vënë në dispozicion të Ministrisë së Financave në përballimin e shpërblimit. Përsa u përket këtyre dy propozimeve burimet sqarojnë se një nga propozimet është që shpërblimi për moshën e tretë të jetë i barabartë si për pensionistët që jetojnë në fshat, ashtu edhe për ata që jetojnë në qytet dhe shuma e këtij shpërblimi të jetë 5 mijë lekë. Ndërsa propozimi tjetër parashikon rritjen e shpërblimit për pensionistët në rreth 7 mijë lekë. Në rast se rritja e masës së shpërblimit nuk është e realizueshme për të gjithë pensionistët, ekspertët kanë specifikuar që shpërblimin prej 7 mijë lekësh ta përfitojnë pensionistët që kanë shumë probleme ekonomike. Në këtë kategori ekspertët kanë përfshirë pensionistët që kanë në ngarkim persona të tjerë të familjes, që nuk janë në marrëdhënie pune, ose familjet kur vetëm një nga pjesëtarët e rritur përfiton pension, kurse tjetri nuk ka asnjë të ardhur. Burimet bëjnë të ditur se vendimi përkatës për dhënien e shpërblimit moshës së tretë pritet të dalë në 15-ditshin e parë të muajit dhjetor. Pas daljes së këtij vendimi Ministria e Financave do të bëjë publik udhëzimin përkatës për masën e tij, ndërsa Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të përcaktojë grafikun e shpërndarjes së shpërblimit. Vitin e kaluar, vendimi për shpërblimin e pensionistëve u bë publik në datën 10 dhjetor.
Skema
Nëse edhe këtë vit shpërblimi do të ndahet sipas skemës së aplikuar vitin e kaluar, pritet që të përfitojnë rreth 536 mijë pensionistë në të gjithë vendin. Sakaq, për të realizuar dhënien e këtij shpërblimi pritet që qeveria të miratojë një dekretligj, i cili do t’u hapë rrugë procedurave të mëtejshme për shpërblimin e kësaj kategorie. Më pas do të jetë Kuvendi i Shqipërisë ai që do të miratojë dekretligjin dhe fill pas kësaj procedure do të nisë shpërndarja e shpërblimit. Shpërndarja do të realizohet sipas listës së emrave dhe urdhër-pagesave që do të shpërndahen në zyrat e postës, ku bëhet edhe shpërndarja e pensioneve. Mendohet që ky shpërblim të shpërndahet në 10-ditshin e fundit të muajit dhjetor, me qëllim që të gjithë pensionistët ta marrin shpërblimin para natës së ndërrimit të viteve. Për të evituar problemet në shpërndarjen e pensioneve, si dhe në përfundimin e dhënies së shpërblimit të fundvitit, Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të hartojë një grafik, i cili do të mundësojë shpërndarjen pa probleme të tij. Grafiku parashikon shpërndarjen e shpërblimit deri më 29 dhjetor, duke kombinuar për çdo ditë marrjen e këstit mujor nga ata që kanë datën e zakonshme të tërheqjes së pensionit me dy data të mëparshme që e kanë tërhequr pensionin dhe që pas orës 13:30 do të përfitojnë vetëm shpërblimin. Sipas këtij grafiku, pensionistët do ta marrin shpërblimin në datën e caktuar kur marrin edhe pensionin. Ndërsa pas orës 13:00 do të jepet pensioni për ata pensionistë që u ka kaluar data e pensionit. Pensionistët që nuk do arrijnë ta marrin shpërblimin para festave të fundvitit, do ta marrin atë në janar të vitit 2009, kur të kenë datën e marrjes së pensionit.
3 Dhjetor 2008