Propozimi i Bashkisë, emrat e studentëve që do të përfitojnë bursë
Këshilli Bashkiak pritet të miratojë bursat për nxënësit dhe studentët. MASH-i kërkon miratimin e 25 bursave, ndërsa drejtoritë e konvikteve 217
Emanuela Sako
Bashkia e Tiranës do të vendosë për studentët dhe nxënësit e kryeqytetit që do të trajtohen me bursë. Gjithçka është në fazën e propozimeve dhe pritet vendimi i Këshillit Bashkiak i ditës së enjte që do të japë përgjigjen përfundimtare, ku do të miratohen kuotat e plota për përfituesit. Drejtoria Arsimore Rajonale e Tiranës, bazuar në planin e shpërndarjes së bursave të miratuara nga MASH-i, ka dorëzuar pranë Bashkisë së Tiranës 25 kuota për 20 studentë dhe nxënës të shkollave të mesme. Ndërsa drejtoritë e konvikteve të shkollave profesionale të Tiranës kanë propozuar 217 kuota për bursa të plota dhe gjysmë burse për nxënësit. Aktualisht janë propozuar emrat e të gjithë nxënësve dhe studentëve që do të mbeten jashtë skemës së përfitimit të bursave, si dhe të të gjithë atyre që janë propozuar për përfitim burse. Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet sipas kritereve të përcaktuara dhe kushteve ekonomike të familjeve të personave që do të trajtohen me bursë për vitin 2008-2009.
Aplikimi
Drejtoria e Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës ka mbledhur dhe shqyrtuar dokumentacionin e atyre që kërkojnë të trajtohen me bursë. Nga këta janë mjaft nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme që kërkojnë të përfitojnë bursë për shkak të problemeve të tyre sociale dhe ekonomike. Tashmë nxënësit do të njihen me kuotat e përfitimit të bursës pas vendimit që do të merret në Këshillin Bashkiak. Pas kësaj, të gjithë nxënësit do të dinë numrin e përfituesve të bursës dhe datën e shpërndarjes së saj. Disa nxënës dhe studentë janë propozuar për t’u përjashtuar nga skema e përfitimit, ku numri i tyre arrin në 12. Në disa raste janë hasur edhe kërkesa të parregullta të dorëzuara nga studentët.
Përfitimi
Sipas vendimit të qeverisë, do të kenë të drejtë të trajtohen me bursë nga shteti vetëm 190 nxënës dhe 1600 studentë në të gjithë vendin. Qeveria, para pak kohësh, përcaktoi kategoritë që do të marrin ndihmë nga shteti në vitin shkollor 2008-2009, për të gjitha kategoritë e shkollave. Bursat e nxënësve për vitet e dyta e lart rishqyrtohen dhe miratohen, çdo vit, nga këshilli i bashkisë dhe komunës, sipas vendndodhjes territoriale e administrative të konvikteve ku janë vendosur nxënësit konviktorë. Nxënësit që në vitin e parë kanë përfituar bursë, me vendim të këshillit të bashkisë apo komunës ku kanë vendbanimin e përhershëm, e marrin këtë bursë deri në përfundim të viteve të shkollimit nëse atyre nuk u ndryshojnë kriteret ekonomike dhe nuk rezultojnë mbetës. Bursat për nxënësit të cilët studiojnë në shkollat profesionale, në degët parësore për zhvillimin e ekonomisë, si në degët bujqësore, veterinare, pyjore dhe në ndërtim, në vitet e dyta e lart, dhe që kanë mbaruar vitin akademik pararendës me notën mesatare mbi 8, planifikohen dhe shpërndahen nga Ministria e Arsimit.
Propozimi i MASH-it për përfituesit
20 bursa të larta për studentët
5 bursa të larta për nxënësit
Studentët që propozohen për bursë
Olsi Qemal Mamica
Erinda Ram Hyseni
Tiziana Malko
Eliada Federik Duka
Ana Namik Beqo
Amela Sulejman Çili
Blerta Besher Goxha
Albano Spiro Prifti
Vasjan Aristidh Reveli
Erjola Hasan Hoxha
Lubjana Liman Hysa
Jona Bedri Rexha
Eranda Tahir Kazo
Marsida Flamur Kilja
Ergys Ramazan Rama
Ermal Anesti Peçi
Xhensila Edmond Thamollari
Borana Arben Gjika
Trajtohen me gjysmë burse
Evisa Besnik Kola
Ilda Ferdinand Kapllani
Nxënësit që propozohen për bursë
Ledio Nikollë Xharro
Studentë që nuk përfitojnë bursë
Altin Mehmet Çepja
Silvana Arshi Çepja
Ylvi Maliq Kodra
Pranvera Nikoll Doçi
Florian Dashamir Idrizaj
Ina Shazimen Fili
Selma Besnik Vaska
Ariona Alfred Çela
Anisa Gëzim Begaj
Orinda Skënder Biba
Gritlli Franko Sllaku
Nertila Pëllumb Koxhaj
Elda Haki Tomani
Irisi Astrit Lamçë
Elda Ruzhdi Shurdhi
Renada Thoma Çaçi
Konvikti Elektrik, 48 bursa
9 bursa të plota për vitin e dytë
12 bursa të plota për vitin e tretë
10 bursa të plota për vitin e katërt
17 gjithsej, 14 bursa të plota dhe 3 gjysmë burse për vitin e pestë
Konvikti i Ekonomikut, 40 bursa
19 bursa të plota për vitin e dytë
9 bursa të plota për vitin e tretë
7 bursa të plota për vitin e katërt
5 bursa gjithsej, 4 bursa të plota dhe 1 gjysmë burse për vitin e pestë
Konvikti Hoteleri-Turizëm, 38 bursa
12 bursa të plota për vitin e dytë
14 bursa të plota për vitin e tretë
7 bursa të plota për vitin e katërt
5 bursa të plota për vitin e pestë
Konvikti i Gjuhëve të Huaja, 40 bursa
19 bursa gjithsej, 17 bursa të plota dhe 2 gjysmë burse për vitin e dytë
11 bursa të plota për vitin e tretë
10 bursa të plota për vitin e katërt
Konvikti i Mjeshtërisë Sportive, 17 bursa
10 bursa gjithsej, 8 bursa të plota dhe 2 gjysmë burse për vitin e dytë
4 bursa gjithsej, 3 bursa të plota dhe 1 gjysmë burse për vitin e tretë
3 bursa gjithsej, 2 bursa të plota dhe 1 gjysmë burse për vitin e katërt
Konvikti i Liceut, 34 bursa
3 bursa të plota për klasën e gjashtë
1 bursë të plotë për klasën e shtatë
2 bursa të plota për klasën e nëntë
13 bursa të plota për vitin e dytë
7 bursa të plota për vitin e tretë
8 bursa të plota për vitin e katërt
Reforma në Arsim, Beja: “Në janar nis kualifikimi i drejtorëve të shkollave”
Drejtorët e shkollave në arsimin parauniversitar, duke filluar nga janari do të emërohen sipas kualifikimit. Kreu i Ministrisë së Arsimit, Fatos Beja, ka paralajmëruar nga Durrësi të gjithë punonjësit e arsimit parauniversitar se në fillim të vitit të ardhshëm reforma në Arsim do të zhvillohet më ritme të shpjeta. Duke filluar që nga viti 2009 do të ketë procedura dhe kritere të reja për emërimin e drejtorëve dhe mësuesve të shkollave bazë dhe të mesme në të gjithë vendin. Sipas Ministrisë së Arsimit, qëllimi i këtij reformimi është emërimi i drejtuesve të shkollave sipas kualifikimit të duhur dhe eksperiencës së tyre në punë. Ndërsa sipas ministrit Beja, ligji i ri për arsimin profesional, që pritet t’i përcillet Parlamentit si dhe kualifikimi i drejtuesve në shkollat e mesme janë dy nga reformat më të rëndësishme. Në një takim me arsimtarët, për të prezantuar dhe programin “Cilësi dhe barazi” në arsim, Beja është ndalur dhe në reformat për Arsimin e Lartë. E rëndësishme, sipas tij, është edhe miratimi i formulës së re që do shpërndajë buxhetin e universiteteve publike, duke filluar nga 1 janari i vitit 2009.
3 Dhjetor 2008