E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Në detyrë deri në vitin 2013



Ministri i Jashtëm iu përgjigj dje kërkesës së PS-së, duke thënë se nuk do të japë dorëheqjen edhe për tre vjet të tjera. “Dorëheqjen do ta japim kur të mbarojë afati i përcaktuar me Kushtetutë, që i bie edhe tre vjet të tjera, pasi kuptohet se askush nuk mund të qëndrojë në një detyrë pa u rizgjedhur në mënyrë demokratike”, tha kreu i diplomacisë shqiptare. “Dua të përgëzoj organet tona të specializuara për zbatimin e ligjit, të përshëndes bashkëpunimin e tyre të shkëlqyer me partnerët ndërkombëtarë e në veçanti me ata amerikanë, çka konfirmon edhe një herë tjetër se për këtë Qeveri, toleranca zero kundër krimit dhe kundër korrupsionit është e pandalshme, dhe se nuk do të kursehet askush, qoftë sekretar teknik apo qoftë përfaqësues i lartë politik”, vijoi më tej zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›