E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbarimi privat, dje provimi për licencën



TIRANE – Rreth 55 kandidatë kanë marrë pjesë dje në konkursin për licencat për përmbarues privatë, në Ministrinë e Drejtësisë. Konkursi u zhvillua dje paradite në Ministri, ku konkurrentët iu nënshtruan testit teorik, ndërsa rezultatet pritet të shpallen në ditët në vazhdim. Ky konkurs është i dyti që zhvillohet, pasi rreth një muaj më parë u zhvillua edhe një tjetër, por atë e fitoi vetëm një konkurrent. Gjatë ditës së djeshme konkurruan përmbarues me përvojë, të cilët pritet që të pajisen me licenca për të ushtruar privatisht profesionin. Burime nga ministria pohojnë se Përmbarimi Privat është një strukturë e re, e profesioneve të lira, të këtij institucioni. Momentalisht nuk flitet për kufizim të numrit të licencave, pasi do të pajisen me atë të gjithë ata juristë që kualifikohen në provim. Krijimi i strukturës së përmbaruesve privatë është hedhur si ide nga Ministria e Drejtësisë shumë vite më parë, por që tashmë po bëhet e mundur. Përmbarimi privat pritet që t’u japë zgjidhje mjaft çështjeve në bazë të vendimeve gjyqësore. fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›