Meta: Nuk do te jem ne gare per Bashkine e Tiranes
Zevendeskryeministri dhe Ministri i Jashtem, njeheresh dhe kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, nuk do te jete kandidat per kryetar i Bashkise se Tiranes. Ne nje interviste televizive, kreu i LSI-se hoshi poshte mundesine e nje perballje me kryebashkiakun aktual, ndersa ka theksuar se ne zgjedhjet e radhes, Rama ka mundur veten. Ne lidhje me kandidimin e tij, Meta eshte shprehur se personalisht nuk ka ndonje sfide me kryetarin aktual te bashkise, ndersa shtoi se ne gare mund te jene dhe personazhe te tjere te LSI-se. “Une nuk eshte se kam ndonje sfide personale me zotin Rama dhe asnjehere nuk e kam pasur nje gje te tille. Ia kam thene edhe atij, por ai asnjehere nuk e ka besuar. Se dyti, besoj se ka dhe plot kandidate te tjere qe garantojne ndryshimin e kryeqytetit”, deklaroi Meta. Duke folur per ceshtjen qe ka te beje me ngercin politik, numri dy i qeverise ka theksuar dhe nje here se mazhoranca do te kerkoje gjithnje zbatimin e Kushtetutes.