Meta: Nuk jam as piktor as doktor, por ekonomist që di ta nxjerr vendin nga kriza

Kryetarja e Bashkisë së Shijakut, Afërdita Alite lë PS, i bashkohet LSI
Lëvizja Socialiste për Integrim ka hapur fushatën në mënyrë madhështore, në Pallatin e Sportit të qytetit të Durrësit. Mijëra qytetarë me mjaft entuziazëm, energji dhe besim shprehën mbështetjen e tyre për LSI dhe liderin e saj, Ilir Meta drejt fitores në 28 Qershor. E nëse dy ditë më parë, kryebashkiaku i Lushnjës u largua nga LSI drejt PS, një tjetër kryebashkiake është ofruar pranë LSI. Në këtë takim merrte pjesë edhe kryetarja e Bashkisë së Shijakut, Afërdita Alite, e cila tashmë është bashkuar me LSI, si forca e vërtetë përfaqësuese e të majtëve në të gjithë Shqipërinë. Entuziazmit të jashtëzakonshëm të mijëra të pranishmëve, lideri i LSI i është përgjigjur me garancinë për fitoren e LSI, duke mundur berishizmin më 28 Qershor. Ndërkaq kandidatët e LSI në Durrës, Lefter Koka dhe Artur Zheji shprehën besimin dhe sigurinë e tyre në fitoren e LSI në Durrës, ashtu si në të gjithë Shqipërinë.
Kriza ekonomike në vend
Gjatë fjalës së tij në çeljen e fushatës, kreu i LSI, Ilir Meta i ka kushtuar një rëndësi të veçantë krizës ekonomike që ka pllakosur vendin. Unë jam sot këtu jo vetëm se Shqipëria po shkon në zgjedhje. Unë jam këtu sepse Shqipëria sot është në krizë. Kjo krizë ka mbërthyer ekonominë tonë, të ardhurat tona, xhepat e qindra mijëra shqiptarëve, të cilët ndodhen sot në mëshirë të fatit dhe për të cilët qeveria në largim është gjëja e fundit që ka në mendje, është shprehur Meta. Sipas tij, kjo krizë mishërohet në humbjen e vendeve të punës, në rritjen e çmimeve, në pamundësinë e qytetarit konsumator për të përballuar jetesën e përditshme, në tkurrjen e tregut. Shkak pse shqiptarët përballen aktualisht me një krizë të theksuar, Meta ka cilësuar lidershipin politik dhe qeverisës, Berisha. Sipas Metës, Kryeministri në largim jeton larg realitetit. Meta ka renditur një sërë problemesh me të cilat përballen sot shqiptarët. Për Metën, papunësia është problemi më i madh dhe më serioz. Me mijëra shqiptarë po humbasin vendet e punës. Mijëra biznese të vogla dhe të mesme në të gjithë vendin kanë mbyllur aktivitetin e tyre, duke lënë mijëra familje pa shpresë, vijoi më tej Meta. Por sipas tij, kriza ekonomike nuk ka kursyer edhe bujqësinë, me aktivitetin e së cilës jetojnë rreth 50% e familjeve shqiptare. Meta ka vënë në dukje se fermerëve po u kalben prodhimet e tyre dhe konkurrenca e pandershme i bën ata që të mos nxjerrin prodhimin në treg. Meta ka theksuar se kriza ka goditur fort nivelin e jetesës. Gjithashtu, kreu i LSI ka shquar si një problem madhor dhe faturat e energjisë elektrike, të cilat vazhdojnë të jenë aforfe në shumicën e rasteve, ndërsa qeveria sipas tij nuk ka mbajtur as premtimin për uljen e TVSH. Pensionistet gjithashtu, është një tjetër shtresë, e cila sipas Metës vazhdon të mbetet e diskriminuar nga qeveria Berisha. Çmimet e ilaçeve janë të papërballueshme për ta, cilësia e tyre shumë shpesh e pagarantuar, ka vijuar me tej Meta, sipas të cilit sot, 1 milion shqiptarë po jetojnë në varfëri ekstreme. Shqipëria është sot një shembull klasik i një vendi ku të pasurit po pasurohen përditë e të varfrit po rrëshqasin më thellë në varfëri. Ne nuk mund të pranojmë të vazhdojmë të kemi një qeveri që bën sehir kur shqiptarët vuajnë, sepse filozofia neoliberale e një tregu të pakontrolluar i cili pasuron një pakicë, e cila në Shqipëri është e lidhur me pushtetin ose klientë të tij, u rrëzua edhe në vendet më të fuqishme të botës, ka thënë Meta, duke shprehur më tej shqetësimin për gjendjen në të cilën ndodhet sot rinia shqiptare. Qeveria nuk ka programe sesi ti vërë në jetë energjitë dhe aftësitë e të rinjve. Gjithçka që shikojmë janë reklama që trumpetojnë sesa para janë harxhuar për arsimin, por kurrë nuk dëgjojmë asgjë për cilësinë e arsimit, veçoi kreu i LSI.
Pani për Veprim, dalja nga kriza
Pas evidentimit të disa prej problemeve më të mëdha në vend, Meta shtjelloi më tej pikat e planit për veprim, i cili sipas tij do ta nxjerrë vendin nga e gjithë kriza në të cilën është zhytur. Së pari, do të ulim taksat dhe tatimet për produktet bazike dhe më të nevojshme për të cilat qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë për të jetuar. Ne duhet të shfrytëzojmë potencialin e jashtëzakonshëm të turizmit shqiptar. Duke zhvilluar më tej turizmin ne do të hapim më tepër vende pune dhe do të kemi një mjedis të gjelbër. Alternativa në këto zgjedhje është shumë e qartë. Nëse jeni sëmurë, kërkoni një doktor. Nëse ju duhet një pikturë e bukur, kërkoni një piktor. Por kur ne të gjithëve na duhet të dalim nga kriza, të përmirësojmë ekonominë, te rrisim nivelin dhe cilësinë e jetesës dhe të krijojmë punësim për të gjithë, kërkojmë një ekonomist dhe një ekip që njeh situatën dhe ka të qartë një plan konkret masash për daljen nga kriza dhe shëndoshjen e ekonomisë, vlerësoi Meta, duke siguruar se LSI di ta përmirësojë ekonominë dhe mirëqenien në vend dhe do ta bëjë një gjë të tillë pas 28 qershorit