E Shtunë, 31 Tetor 2026

PBKD përshëndet emërimin e ambasadorit të SHBA në Kosovë

PBKD ka përshëndetur emërimin e Christopher Ëilliam Dell në detyrën e ambasadorit të SHBA në Kosovë dhe përkrah gjithashtu vendimin e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, për anulimin e vizitës së tij në Maqedoni për shkak të ndryshimit të mënyrës së ceremonisë së pritjes, të planifikuar për 28 maj 2009. PBKD e vlerëson të arsyeshme se Maqedonia, e cila e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duhet ti ofronte presidentit Sejdiu një ceremoni pritjeje si për të gjitha shtetet fqinje. Përderisa e njeh Kosovën si shtet të pavarur, Maqedonia ska arsye të mos pranojë ngritjen e flamurit të Kosovës në takimin e dy presidentëve. Një incident i tillë është i dëmshëm dyfish për vetë Maqedoninë. Presidenti i sapozgjedhur i Maqedonisë me nënvleftësimin e homologut të tij tregoi mosgatishmërinë e vendit të tij për kontribut pozitiv në marrëdhëniet në rajon. Tirana duhet ti tregojë zotit Ivanov se ai nuk është i mirëpritur këtu deri në korrigjimin e sjelljes së tij diskriminuese ndaj Kosovës dhe ndjeshmërisë kombëtare të popullsisë shqiptare në të gjithë Ballkanin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›