Mediu në zonën 49: E djathta mozaik vlerash
Kryerepublikani Fatmir Mediu zhvilloi një takim me mbështetës dhe simpatizantë të kësaj force politike në zonën zgjedhore nr 49 në Tiranë. Duke u ndalur në reformat e këtyre 4 viteve Mediu tha se të rinjtë dhe arsimimi janë ata që do ta bëjnë ndryshimin edhe më të dukshëm në Shqipëri.
Në këtë drejtim ai cilësoi si një nga prioritetet kryesore në mandatin e dytë qeverisës, arsimin dhe edukimin e fëmijëve dhe të rinjve. Duhet të shikojmë në sytë e fëmijëve tanë në buzëqeshjen e tyre për të kuptuar se çfarë duhet të bëjmë se çfarë duhet të zhvillojmë. Investimet në arsim do vazhdojnë të jenë prioritet për ne, sepse si do të edukohen fëmijët tanë, do të jetë e ardhmja e Shqipërisë nesër. Pa diskutim një angazhim më të madh për të rinjtë dhe të rejat që të studiojnë në universitetet më të mira të botës, duke i subvencionuar nga shteti, vijoi ai. Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në këtë zonë, kreu i Partisë Republikane tha se vizioni i së djathtës, është një mozaik vlerash, i cili do ta shpjerë Shqipërinë drejt familjes së madhe Europiane. Në këtë takim, u prezantuan kandidatët për deputetë të Partisë Republikane për zonën 49 në kryeqytet, Ingrid Mingota dhe Genci Çiçi.