Presidenti Topi dekreton ligjin për licencat dhe taksat kombëtare

Presidenti Bamir Topi ka dekretuar një sërë ligjesh të rëndësishme, ku ndër to spikatin ai për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë si dhe dekretimin e disa ndryshimeve në ligjin për taksat kombëtare. Këto dy ligje pavarësisht nga rëndësia e tyre janë miratuar në seancën e fundit të parlamentit shqiptar, vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita bojkotoi këtë seancë.
Presidenti Topi, në mbështetje të neneve 84, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës, ka dekretuar shpalljen e ligjit nr. 10 137, datë 11.05.2009 Për disa ndryshime në legjislacionin në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë. Presidenti Topi dekreton shpallje ligji nr. 10 136, datë 11.05.2009. Në mbështetje të neneve 84, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës. Këto ndryshime në këtë ligj kanë të bëjnë me faktin që licencat dhe lejet për aktivitete tregtare, do të merren në një qendër të re licencimi, ku QKL-ja është e detyruar që të kthejë përgjigje, 2-4 ditë nga kërkesa. Gjatë miratimit në Kuvendin e Shqipërisë, opozita është deklaruar kundër këtij projekti, duke e cilësuar atë të parakohshëm. Projekti njeh edhe miratimin në heshtje. Në rast se një subjekt paraqet të gjitha dokumentet që kërkon ligji për një licencë, por QKL-ja nuk ka dhënë një përgjigje brenda afatit, licenca quhet e miratuar automatikisht. Qendra Kombëtare e Licencave do të funksionojë, në filozofi, në mënyrë të ngjashme me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve. Personat e interesuar do të dorëzojnë dokumentet e kërkuara për të marrë leje dhe licenca, të cilat variojnë nga ushtrimi i së drejtës për prodhim ushqimesh, armësh, hapjen e një universiteti, deri të shfrytëzimi i minierave dhe pasurive të tjera kombëtare. Kombëtare e Licencimit do të miratojë ose refuzojë aplikimin e çdo personi nga dy deri në katër ditë, në varësi të tipit të kategorisë së lejes ose licencës.
Kategoritë
Lejet dhe licencat, me ligjin e ri, janë ndarë në tri kategori. Në kategorinë e parë futen ato leje dhe licenca, për të cilat vlerësimi i përmbushjes së kritereve bazohet vetëm në vetëdeklarimet e kërkuesit. Në kategorinë e dytë përfshihen ato kategori, për të cilat vlerësimi i përmbushjes së kritereve, përveçse në vetëdeklarimet e kërkuesit, bazohet, për të paktën njërin nga kushtet, edhe në dokumentet provuese, të paraqitura nga kërkuesi. Kategoria e tretë, përveç QKL-së, në shqyrtimin e tyre përfshihet edhe institucioni, i cili ka nën varësi direkte fushën që preket nga aktiviteti ekonomik dhe tregtar, për të cilin merret kjo leje. Menjëherë pas miratimit nga QKL-ja, kërkesa i dërgohet për shqyrtim institucionit, i cili është i detyruar të bëjë publik miratimin ose refuzimin.
Taksat kombëtare
Një tjetër dekretimi nga presidenti Topi është edhe shpalljen e ligjit nr. 10 131, datë 11.05.2009 Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008 Për taksat kombëtare, të ndryshuar. Në këtë ligj, qeveria ka bërë disa ndryshime në detyrimet që duhet të paguajnë të gjithë subjektet e lojërave të fatit, të cilëve qeveria u ka rritur detyrimet fiskale. Presidenti Topi ka dekretuar shpallje ligji nr. 10 130, datë 11.05.2009. Në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, Për taksat kombëtare, bëhen këto ndryshime: Pika 6, e nenit 3, Llojet e taksave kombëtare, ndryshohet: Taksa për ushtrim veprimtarie në fushën e lojërave të fatit për baste sportive, baste për gara në pistë, për kazino, për kazino elektronike, për llotari kombëtare, për bingo tradicionale dhe për bingo televizive. Pika 6, e nenit 4 Niveli i taksave kombëtare, ndryshohet: Taksa për ushtrim veprimtarie në fushën e lojërave të fatit për baste sportive 2 000 000 lekë/vit; për baste për garat në pistë 2 000 000 lekë/vit; për kazino elektronike 1 000 000 lekë/vit; për bingo tradicionale 2 000 000 lekë/vit; për bingo televizive 2 000 000 lekë/vit. Për marrjen e licencës për llotari kombëtare 300 000 000 lekë; për kazino: për Tiranën 1 000 000 000 lekë; në zonat turistike 300 000 000 lekë. Në nenin 8, Komisionet, që përfitojnë agjentët e taksave, shkronja dh, ndryshohet si më poshtë vijon: Taksa për ushtrim veprimtarie në fushën e lojërave të fatit për baste sportive, baste për gara në pistë, për kazino, për kazino elektronike, për llotari kombëtare, për bingo tradicionale dhe për bingo televizive, zero për qind.