Rama ‘Dialog’ me të rinjtë në Fushë-Krujë
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi në Fushë-Krujë, në vijim të turit të tij "Dialog me Shqipërinë", ripërsëriti thirrjen për
ndryshimin e politikës së vjetër, pasi sipas tij, "asgjë nuk do të ndryshojë nëse vendin e politikës së vjetër nuk do ta zërë e reja". "Individë që gëzojnë po ato të drejta dhe liri kushtetuese si politikanët, si individë që votojnë për ata të cilët normalisht dhe natyrshëm, të paktën sipas Kushtetutës së Shqipërisë, duhet t'ju shërbejnë me mandatet që marrin prej zgjedhësve", tha Rama. Kreu socialist, edhe gjatë takimit me të rinj të Fushë-Krujës, përsëriti edhe njëherë thirrjen "për t'u bashkuar përtej të majtës dhe së djathtës, për t'i dhënë vetes të drejtën që të zgjedhim programin e duhur, në emër të Shqipërisë". "Nuk ka arsye për të qenë të ndarë sot shqiptare e shqiptarët e thjeshtë, në çdo qytet dhe fshat, në emër të flamujve të partive, në emër të së majtës dhe së djathtës, në emër të kampeve që politika i ka vendosur me kufi, sepse është koha për t'i dhënë jetë një bashkimi të ri", shtoi Rama. Sipas kreut socialist, "është koha për të bashkuar dëshirat, ambiciet dhe nevojat për të ndryshuar realisht jetën tonë. Eshtë koha për t'u bashkuar përtej të majtës dhe së djathtës, përtej flamujve të partive, përtej fytyrave të politikanëve dhe për t'i dhënë vetes të drejtën që të zgjedhim programin e duhur, njerëzit e duhur".