E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: PS në qorrsokak; koalicioni rezultate të shpejta

Meta theksoi se Partia Socialiste ka hyrë në një qorrsokak, dhe se për këtë do të pritet rezultati i zgjedhjeve të ardhshme lokale. Ai shtoi se Partia Socialiste ka për detyrë të bëjë opozitë konstruktive në Parlament.

“Me Berishën  nuk kemi zhvilluar bisedime me kushte, por kemi vlerësuar prioritetet. Vizat dhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian janë prioritetet për Lëvizjen Socialiste për Integrim”, theksoi Meta për news24.

Kreu i LSI-së, tha se me rëndësi është stabiliteti i vendit. Ai e vlerësoi Berishën si një kundërshtar të fortë, por që është serioz në sjelljen e tij politike.  Zëvendëskryeministri i qeverisë së ardhshme, tha se LSI-ja nuk ka kritikuar asnjëherë diplomacinë në katër vitet e shkuara.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›