Topalli vlerëson mbështetjen e Gjermanisë për shëndetësin
Deklarata u bë gjatë takimit sot me Sekretaren Parlamentare të Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë së Gjermanisë, Marion Caspers-Merk. Znj Topalli e konsideroi të rëndësishme mbështetjen e Gjermanisë për Shqipërinë, jo vetëm në zhvillimin ekonomik, por mbi të gjitha në proceset e integrimit në NATO dhe në rrugën drejt BE-së.
Në vijim të këtij vlerësimi, Kryetarja e Kuvendit shprehu besim në përkrahjen gjermane edhe në procesin e liberalizimit të vizave, duke e cilësuar këtë një nga çështjet më të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët, që vuajtën gjysëm shekulli izolim dhe që pas rrëzimit të Murit të Berlinit dhe të sistemit diktatorial shpresuan në lëvizjen e lirë në Europë.
Kryetarja e Kuvendit falënderoi sekretaren Caspers-Merk për mbështetjen konkrete të Gjermanisë në këtë fushë, duke vlerësuar si shumë të rëndësishme Deklaratën e përbashkët për bashkëpunim midis 2 vendeve, të nënshkruar një ditë më parë.
Kryetarja e Kuvendit, e cila prej disa vitesh është angazhuar personalisht në fushata sensibilizuese në mbrojtje të shëndetit të gruas, veçanërisht në luftën kundër kancerit, shprehu rëndësinë jetike që kanë për gratë dhe qytetarët reformimi i sistemit shëndetësor. Znj. Caspers-Merk e konsideroi shumë të rëndësishme përfshirjen dhe kontributin e znj. Topalli në fushatat ndërgjegjësuese mbi shëndetin e gruas pasi, siç u shpreh ajo, ndërgjegjësimi për këto sëmundje është një sfidë e vështirë edhe në Gjermani.
Ajo ndau me kryeparlamentaren shqiptare edhe përshtypjet pozitive të vizitës së saj të parë në Shqipëri duke shprehur kënaqësinë që vendi ynë po ecën në rrugë të mbarë në proceset e zhvillimit dhe integrimit. Sekretarja parlamentare e Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë së Gjermanisë, prej dy ditësh ndodhet në Tiranën, ku ka nënshkruar me Ministren e Shëndetësisë, Anila Godo një marrëveshje bashkëpunimi në përmirësimin e reformës në sistemin shëndetësor, të vazhdimit të reformës në shërbimin parësor dhe atë në sistemin spitalor.