Meta: PS te beje transparencen e telefonatave Qamil Xhani
Partia qe per gati dy vite kerkoi me cdo kushtet transparencen e zgjedhjeve, duhet t'i bindet kerkeses se komisionit hetimor per zbardhjen e tabulateve telefonike ne ngjarjen e 21 janarit. Ky eshte argumenti qe dha dje, Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ne lidhje me hetimin e bisedave telefonike per 30 zyrtare te larte te vendit. Ai theksoi, se nese nje gje e tille kerkohet per LSI-ne, te gjithe funksionaret e saj do t'i pergjigjen pozitivisht. "Une dua te shpreh gatishmerine tone qe gjitha tabulatet e telefonave te ministrave, te deputeteve, te perfaqesuesve te LSI-se, te vihen ne dispozicion te ketij komisioni ne rast se ai i kerkon. Nuk e kuptoj se si ata te cilet per nje vit e gjysme jane cjerre per gjoja transparence, pse kane frike se me ke kane biseduar gjate pese oreve te sulmit kunder rendit kushtetues", tha dje kreu i LSI-se, Ilir Meta gjate mbledhjes se kryesise se kesaj force politike. Ai e cilesoi te pavend, shqetesimin e drejtuesve te opozites per kete ceshtje. Kreu i LSI-se shtoi gjithashtu, se behet fjale per nje hetim parlamentar dhe Kuvendi eshte institucioni prej nga zgjidhen nje pjese e mire e institucioneve kushtetuese. "Ne rast se gjithsecili ka bere detyren dhe eshte sjelle si qytetar i denje i ketij vendi, duhet te shkoje te bashkepunoje vete me komisionin hetimor parlamentar. Ne jemi Republike Parlamentare dhe Parlamenti eshte mbi gjithcka. Parlamenti krijon qeverine, zgjedh Presidentin, zgjedh gjykatat pra Parlamenti eshte shprehja e vullnetit te popullit shqiptar. Opozita eshte e ftuar te marri vendet e saj ne Komisionin Hetimor Parlamentar, qe edhe ajo te kontribuoje ne menyre pozitive dhe konstruktive ne kete proces transparence", tha dje kreu i LSI-se. Nga ana tjeter, Meta u ndal edhe ne demonstraten e dates 21 janar, duke theksuar se ajo nuk ishte nje "ngjarje ne bulevard". "Per LSI-ne, 21 janari ka qene nje sulm i mire organizuar, i armatosur, i drejtuar nga Edi Rama kunder Keshillit te Ministrave, per marrjen e pushtetit me dhune. Per LSI-ne, 21 janari nuk ka qene nje surprize", u shpreh dje Meta. Kreu i LSI-se, theksoi se argumentet qe faktojne se pas dhunes fshihet kreu i selise roze, u duken qarte edhe ne demonstraten e dates 28 janar. "28 janari, ishte nje manifestim hipokrizie dhe jo qytetarie i lidershipit te PS-se, qe organizoi dhunen e 21 janarit si rezultat i se ciles humben jeten 3 qytetare, te cilet ne rast se Kryetari i Partise Socialiste do te bente thirrje para 21 janarit qe te mos perdorej dhune, absolutisht sot do te jetonin prane familjeve te tyre si te gjithe qytetaret e tjere", tha dje Meta. Per kreun e LSI-se, pas tentativave per grusht shteti, fshihet qendrimi i hershem i lidershipit te PS-se per te mos hyre ne zgjedhje lokale dhe per te garantuar qendrimin e tij ne krye te Bashkise se Tiranes. Meta deklaroi se kreu i PS-se, mban pergjegjesi per gjithe zhvillimet e dy viteve te fundit duke demtuar rende procesin e integrimit te vendit. "Kjo loje eshte ne funksion te karrieres se nje individi i cili per nje vit e gjysme ka sulmuar rende proceset integruese te vendit, ka bere nje fushate te shfrenuar per te penguar liberalizimin e vizave, ka pergjegjesine kryesore per mosmarrjen e statusit kandidat dhe qe tani ka nxjerre fytyren e vertete te tij e cila eshte fytyra e dhunes se atyre elementeve kriminale qe i pa gjithe Shqiperia me 21 janar duke sulmuar institucionet", tha dje kreu i LSI-se.
LSI: Me 15 shkurt, gati kandidatet
Levizja Socialiste per Integrim do te prezantoje ne daten 15 shkurt kandidatet per zgjedhjet vendore ne gjithe vendit. Mbledhja e djeshme e kryesise se kesaj force politike, morri vendimin per pergatitjen e strukturave ne gjithe vendin per fushaten e 8 majit. Gjithashtu, ne daten 3 shkurt, kjo force politike do te paraqese dhe emrat e anetareve ne komisionet zonale zgjedhor. Pjese e kesaj strategjie, jane dhe dy vendimet e marra dje nga kryesia. Ish-anetari i Asamblese se PS-se, Ylli Manjani, do te mbaje ne LSI postin e Sekretarit per Ceshtjet Zgjedhore, ndersa deputeti Vangjel Tavo, u caktua dje sekretar i LSI-se per qarkun Gjirokastres. Duke folur per rendesine e zgjedhjeve vendore, Meta u shpreh se zgjedhjet do te mbahen, pavaresisht deshires se opozites. "Vendi ka nje date te shpallur per zgjedhjet, qe eshte 8 Maji dhe eshte detyre e cdo force politike qe te marre pjese ne zgjedhje por natyrisht asnje force politike nuk mund te marre pjese kunder vullnetit te saj", tha dje Meta.