E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: PS te distancohet nga dhuna Qamil Xhani

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta akuzoi dje Partine Socialiste se eshte e vetmja force politike qe nuk po distancohet nga incidentet elektorale. Ne takimin elektoral te zhvilluar dje ne Korce, Meta ka theksuar se selia roze po perdor nje gjuhe urrejtje ndaj kundershtareve politike. "Eshte per te ardhur keq qe per cdo incident Partia Socialiste nxiton dhe thote se eshte e motivuar politikisht dhe s' kerkon falje publike, kur del se kjo ka qene genjeshter. Eshte per te ardhur keq qe Partia Socialiste eshte e vetmja parti qe nuk ben thirrje per nje fushate te qete duke perdorur nje gjuhe urrejtjeje", tha dje Meta. Pas takimit elektoral te zhvilluar ne mbeshtetje te kandidatit, Andrea Mano, Meta iu pergjigje dhe pyetjeve te gazetareve duke bere komentet per fushaten, qendrimin e nderkombetareve dhe zhvillimet e pritshme pas zgjedhjeve. I pyetur per mundesine e mos njohjes se rezultatit nga selia roze, Meta u pergjigj se "nuk eshte detyra jone te parashikojme se si do te sillen pas zgjedhjeve ata qe humbasin, aq me teper qe gjithcka menaxhohet nga nje marreveshje PS -PD dhe nga nje Kod konsensual mes ketyre dy partive". Nga ana tjeter, Meta ka folur dhe per qendrimet e mbajtura nga ambasadori holandez dy dite me pare, ne lidhje me situaten ne vend dhe problemet politike. Meta ka shtuar se faktori nderkombetar eshte unik ne qendrimin e vet, duke bere te qarte se qytetaret duhet te marrin pjese ne zgjedhjet e 8 majit. Sipas tij, "deklarimi i Ambasadorit Holandes eshte vetem nje keqkuptim, pasi Komuniteti nderkombetar eshte shprehur qarte se 8 maji eshte nje feste per demokracine dhe ne keto zgjedhje te rendesishme duhet te kete pjesemarrje pasi me zgjedhjen e krereve vendore votohet per ti sherbyer qytetareve", tha Meta. Kreu i LSI-se dhe nje prej aleateve kryesor te PD-se ne keto zgjedhje i eshte pergjigjur interesit te medias edhe per modelin e fushates se dy forcave politike dhe mungesen e takimeve te perbashketa PD-LSI. Kreu i LSI-se u shpreh se koalicioni i djathte po funksionon ne menyre te shkelqyer dhe se kjo eshte thjesht nje ceshtje e fushates intensive qe po zhvillon koalicioni. "Koalicioni po funksionon ne menyre te shkelqyer dhe treguesi me i qarte per kete sukses te koalicionit te djathe do te jete rezultati i zgjedhjeve te 8 majit ku do te sigurohet fitorja jo vetem ne Korce. Por jemi ne nje fushate intensive dhe jemi ne te gjithe vendin dhe kjo ndarje per prezantimin e kandidateve eshte bere per te qene nje fushate me efektive. Kryeministri Sali Berisha ka marre pjese ne te gjitha takimet ku jane prezantuar kandidatet e LSI ashtu sic kam bere dhe une me prezantimin dhe mbeshtetjen ndaj kandidateve te aleances per qytetarin", tha dje Meta. Njeheresh Meta ka theksuar se nderkombetaret kane nje pamje te qarte se asaj se cfare ka ndodhur ne vend dhe konkretisht ne 21 janar. "Komuniteti nderkombetar, Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe OSBE kane dhene mendimin e tyre se ngjarjet e 21 janarit qe sollen si pasoje vdekjen e kater personave nuk kane lidhje me momentet ku ndodhet vendi dhe duhet te denohen ate qe e kane kryer dhe qe dihet boterisht qe nga organizatoret dhe nxitesit e kesaj ngjarje per te cilen po kryhen te gjitha veprimet e per te cilen do te dalin pergjegjesite konkrete", tha dje Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›