E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagos tjetrin se e pa shtrembër

Një grindje çasti mes dy personave që mendonin se po shikonin shtrembër njëri-tjetrin ka përfunduar me një të plagosur me armë zjarri dhe një të arrestuar. Ngjarja ka nisur fillimisht në një lokal në lagjen "Xhabije", në rrugën kryesore hyrëse të qytetit të Shkodrës, ku dy persona kanë nisur një debat për motive banale. Më pas, ata janë përleshur me njëri-tjetrin dhe sherri ka vazhduar në rrugën para lokalit. Në sherr e sipër, 30-vjeçari me iniciale G.M. ka qëlluar me armë zjarri dhe plagosur në këmbë 22-vjeçarin me iniciale J.K., banues në lagjen "Bahçallëk" të Shkodrës. I plagosuri është dërguar me shpejtësi në spitalin rajonal të Shkodrës, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori i plagosjes, i cili fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, është vetëdorëzuar në polici pak minuta më pas.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›