E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia, kapen 1.7 ton marijunë e nisur nga Shqipëria

Guardia di Finanza

Itali – Polica Ekonomike e Italisë ka sekuestruar një sasi prej 1.7 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria. Lënda narkotike u kap në një operacion 15 km nga bregu i detit në portin e Brindizit. Pas gjurmimit të një motoskafi, policia ka arrestuar dhe pesë trafikantët shqiptar.

Në monetin e arrestimit ata kanë tentuar të hedhin lëndën narkotike në det. MEdiat italiane raportojnë se sinjalizimi është bërë nga një peshkarexhë, e cila ka njoftuar policinë për praninë e motoskafit të dyshimtë.

Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë publike. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›