E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Premtojmë heqjen e vizave brenda një viti

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, vijoi dje prezantimin e Planit për Veprim, që është një përmbledhje e programit elektoral dhe qeverisës të kësaj force politike. Ish-kryeministri ndaloi në Durrës, ku zhvilloi një bashkëbisedim me mbështetës dhe anëtarë të partisë. Meta, i shoqëruar edhe nga kandidatët për deputetë të LSI-së në Durrës, Lefter Koka, Artur Zheji dhe nga kandidatët e tjerë, evidentuan prioritetet e programit të LSI-së, që sipas tij do të garantojnë një të ardhme më të mirë jo vetëm për durrsakët, por për të gjithë shqiptarët pas fitores së LSI-së më 28 qershor. Meta garantoi se, pas fitores, LSI do të realizojë heqjen e vizave brenda rajonit deri në fund të vitit 2009, dhe do të realizojë lëvizjen e lirë në BE brenda një viti. Po dje, LSI-ja ka prezantuar Planin e Veprimit edhe në zonën e Mallakastrës. Deputeti i kësaj partie, Dritan Prifti, prezantoi ekipin e kandidatëve për deputet në këtë zonë dhe theksoi se me këta kandidatë dinjitozë, objektivat tona për të qenë forcë fituese janë të realizueshme. LSI-ja kandidon në Mallakastër Luljeta Bregasin, Ervin Muskajn, Bardhyl Faskon dhe Hysni Bogdanin.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›