E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj: Më 28 qershor, së bashku do jemi pjesë e ndryshimit

Erjon Veliaj takoi dje banorët që jetojnë në rrugën e Burgut 313 në Tiranë, në kuadër të turit paraelektoral. Synimi mbetet arritja e një pakti ndryshimi me ata të cilët janë të lodhur nga qeverisjet e 18 viteve të fundit në Shqipëri. I shoqëruar nga kandidatja për deputete e G99-ës në Tiranë, Juliana Hoxha,

Veliaj bashkëbisedoi me banorët e kësaj lagjeje të Tiranës në lidhje me problemet e shumta me të cilat shqiptarët përballen sot e çdo ditë. "Të jesh i ndershëm dhe të punosh sot me djersën tënde, nuk ecën dot përpara", u shpreh Veliaj. Sipas tij, që të jesh sot i suksesshëm, duhet të kesh ose lidhjet e duhura me Kryeministrin, ose të jesh i aftë të bësh kompromise me pushtetin, ndaj G99 dhe koalicioni qytetar "Bashkimi për ndryshim" do të ndryshojnë pas 28 qershorit mënyrën se si funksionojnë gjërat në Shqipëri. Banorët e kësaj lagjeje u shprehën se sa herë që ka fushata elektorale, politikanët i vizitojnë dhe u premtojnë shumë të mira, por me të përfunduar procesi zgjedhor, askush prej tyre nuk kujtohet më për ta. Ata thanë se tashmë kërkojnë që në Kuvend t‘i përfaqësojnë njerëz të rinj, të përkushtuar dhe me vullnetin për të mbajtur premtimet.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›