E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, policia: Shpërthimi në banesë, aksidental

Policia e Vlorës e ka cilësuar aksidental, shpërthimin e ndodhur ditë më parë në një banesë, ku mbeti i vdekur një person. Në momentin e shpërthimit Nazmi Alliaj, ka qënë i vetëm në banesë, ku si pasojë e dëmtimeve të rënda të gjymtyrëve si dhe në kokë, gjeti vdekjen në spitalin rajonal.

Nga hetimet e kryera nga specialistë Xhenierë, të ardhur nga drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit si dhe specialistë të Hetimit të Krimit në Drejtorinë e Polcisë së Qarkut Vlorë, ka rezultuar që kjo është një ngjarje aksidentale, pasi mendohet që viktima të ketë pasur lëndën plasëse në dorë në momentin e shpërthimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›