Meta: Qeveria, demagoge përpara situatës ekonomike
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi në qytetin e Shkodrës forumin ekonomik me temë, “Rritja e çmimeve, barrë e rëndë për qytetarin”.
Në fjalën e tij, kreu i LSI, Ilir Meta tha se ky cikël aktivitetesh fillon në Shkodër për vetë gjendjen e rënduar ekonomike që ka ky qytet, për faktin se Shkodra zë vendin e parë në shkallë vendi për nivelin e papunësisë, dhe përsa i përket familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike. Meta u ndal në fenomenin e rritjes së çmimeve duke u shprehur se, rritja e tyre është më shumë një fenomen shqiptar sesa ndikimi i presioneve ndërkombëtare. “Qeveria aktuale ka përdorur demagogjinë dhe retorikën boshe në vend të politikave për kontrollin e çmimeve dhe mbrojtjen e nivelit të jetesës së shqiptarëve. Qeveria ka dështuar në frenimin e faktorëve të jashtëm që çojnë në rritjen e çmimeve, ashtu siç ka dështuar në reformat strukturore të ekonomisë shqiptare për ta kthyer atë nga një ekonomi konsumi, në një ekonomi zhvillimi të qëndrueshëm”, tha Meta. Kryetari i LSI përmendi klimën aktuale të biznesit si jo të favorshme për rritjen e prodhimit vendas. Korrupsioni tepër i lartë dhe cilësia e legjislacionit janë faktorë që ndikojnë tepër negativisht në krijimin e një klime besimi për biznesin. Meta kritikoi edhe mënyrën e shpërndarjes së pabarabartë në gjithë vendin dhe nivelin e ulët të realizimit të investimeve të huaja direkte, si pasojë e korrupsionit të lartë dhe politikave jo vizionare të qeverisë.