Meta: Qeveria të marrë në konsideratë ndërkombëtarët dhe të paraqesë në Kuvend planin antikrizë

Plani kundër krizës ekonomike globale, i rëndësishëm për stabilitetin ekonomik
Kryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta në një konferencë për shtyp, në mënyrë të përsëritur i bëri thirrje qeverisë Shqiptare që të përgatisë një plan antikrizë dhe tia paraqesë Kuvendit. Në këtë kuadër, Meta vuri në dukje edhe deklaratat e europianëve, të cilët kërkojnë nga Qeveria shqiptare të përgatisë dhe të zbatojë një plan në mënyrë që të reduktojë efektet e krizës ekonomike globale në Shqipëri. Lideri i LSI, Meta ka përforcuar kërkesën e LSI-së adresuar Kryeministrit Berisha, për të zhvilluar debatin në Kuvend lidhur me efektet aktuale të kësaj krize në ekonominë shqiptare, në bizneset shqiptare dhe të qytetarëve shqiptarë në përgjithësi. Gjithashtu, Meta ka theksuar në mënyrë të përsëritur edhe miratimin e Planit Kombëtar për të përballuar këtë krizë. Meta theksoi se ky miratim është shumë i rëndësishëm për tu dhënë garanci edhe psikologjike biznesit, investitorëve si dhe konsumatorëve shqiptarë, ku sipas tij kuptohet që edhe ethet e fushatës elektorale mund të kenë ndikimet e tyre përkeqësuese. Meta tha se ky është apeli i parë që i drejtohet Qeverisë shqiptare për të marrë në konsideratë dhe për të hartuar një plan për menaxhimin e kësaj krize. Ne nuk mund të presim që efektet e kësaj krize të jenë shumë më të mëdha për të miratuar këtë plan, sepse do të jetë shumë vonë, tha Meta. Gjithashtu, Lideri i LSI, Meta theksoi se plani kundër krizës ekonomike globale në konsultim me gjithë institucionet e tjera, dhe në veçanti ato përfaqësuese të biznesit, duhet të ketë si fokus kryesor për të ruajtur stabilitetin ekonomik në vend dhe së dyti për të ruajtur dhe për të mbrojtur nivelin aktual të punësimit në vend, që është i cënuar nga efektet aktuale dhe të pritshme të kësaj krize. Lideri Meta është pyetur për interes të qarqeve gazetareske, për një krizë tjetër, sikurse është ajo e zgjedhjeve elektorale. I pyetur pikërisht në lidhje me propozimin e kryetarit të PS-së për pajisjen falas me karta identiteti për personat që nuk kanë pasaportë, Meta i ka qëndruar besnike idesë së hedhur prej muajsh nga LSI. Ai tha se është e rëndësishme që çdo ide dhe propozim të gjejë konsensus sa më të gjerë.
Last Updated on Saturday, 21 March 2009 12:56