E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta dhe Kallenbah prezantojnë Sazan Gurin si deputetin e qarkut të Tiranës

Lideri i LSI, Ilir Meta priti në një takim eurodeputeten e Partisë së Gjelbër Europiane, Gisele Kallenbah. Meta dhe Kallenbah prezantuan si kandidat për deputet të Partisë së Gjelbër shqiptare në Tiranë, një emër mjaft të njohur të ambientalistëve, Sazan Gurin. Gjatë prezantimit të Sazan Gurit, Kryetari i Partisë së Gjelbër shqiptare, z. Edlir Petanaj u shpreh se ky është një konkretizim i aleancës, që ka krijuar kjo parti me emra të shquar në mbrojtje të kauzës së rëndësishme të mjedisit, nga shoqëria civile. Gjatë prezantimit të Gurit për deputet në qarkun e Tiranës, lideri i LSI Meta ndau të njëjtin mendim me eurodeputeten Kallenbah se pjesëmarrja dhe suksesi i partisë së Gjelbër në këto zgjedhje do të ishte dhe një sukses për vetë demokracinë shqiptare. Ai i ka  shprehur përkrahjen në këtë sfidë, jo vetëm të kandidatit të njohur Sazan Guri, por edhe Partisë së Gjelbër, e cila është një parti e re. Meta deklaroi se kjo partia ka përkrahjen e Partisë së Gjelbër Evropiane dhe kjo do të thotë shumë dhe njëkohësisht ka arritur që brenda një kohe të shkurtër të krijojë edhe ajo një aleancë të tillë me emra të spikatur të shoqërisë civile, të cilët kanë bërë shumë në vitet e fundit për të ndërgjegjësuar të gjithë qytetarët dhe opinionin publik. Ndërsa në fjalën e saj eurodeputetja gjermane e Partisë së Gjelbër Evropiane Gisela Kallenbah, u shpreh se jam e lumtur që jam këtu si promotore e mendimeve të gjelbra.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›