E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Rama ka frikë nga zgjedhjet e lira

Kryetarja e kuvendit replikën me kryetarin e opozitës
Replikat për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor nuk kanë munguar as edhe ditën e 60-vjetorit të NATO-s. Replikat mazhorancë-opozitë të bëra nga terreni, këtë herë ia kanë lënë vendin një tryeze të përbashkët, ku kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli në emër të mazhorancës ka kundërshtuar në mënyrë të menjëhershme, kreun e PS, Rama i cili ka ka shprehur frikën se zgjedhjet po rrezikohen, duke iu referuar përgatitjeve të deritanishme të procesit.

Pavarësisht pretendimeve të opozitës se zgjedhjet në Shqipëri mbeten të rrezikuara, kryetarja e parlamentit ka hedhur poshtë çdo dyshim të mundshëm duke theksuar se asnjë politikan nuk duhet ti trembet zgjedhjeve, të cilat sipas saj po realizohen me sukses. Duke lënë mënjanë çdo hipotezë dhe çdo hamendësim, Topalli ka propozuar që 28 Qershori të pritet si një ditë feste nga politikanët. Unë nuk mendoj, se ata që drejtojnë partitë nuk duhet të kenë frikë nga zgjedhjet, s'duhet të kenë fobi si ai zotëria që sdëshironte të hipte në avion.

Politikanët, që drejtojnë partitë, ditën e zgjedhjeve ta shohin si një ditë feste, ajo do të jetë e tillë dhe unë jam shumë e sigurt për këtë", u shpreh Topalli gjatë replikës me kreun e PS, Rama. Duke vlerësuar procesin e shpërndarjes së kartave të identitetit, Topalli ka theksuar se ai po ecën normalisht dhe sipas saj pas 18 vitesh, si asnjë herë tjetër, në zgjedhjet e ardhshme do të shkohet me infrastrukturën më moderne. Debati Rama-Topalli u zhvillua në të njëjtin ambient ku diskutohej anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Fjalimet e tyre nuk kanë ndikuar në fjalën e zëvendësambasadorit amerikan Kirstina, i cili ka vlerësuar atarësimin Shqipërisë dhe Kroacisë si një moment të rëndësishëm dhe historik për Aleancën dhe vetë këto vende.
Topalli: Shqipëria në NATO, një premtim i mbajtur  
Kryetarja e parlamentit, Topalli gjatë fjalës së saj në konferencën e 60- të vjetorit të krijimit të NATO-s, ka theksuar se përpjekjet për tu bërë pjesë e saj, kanë kërkuar një lidership të fortë, të cilët kanë kurajo, guxojnë dhe ëndërrojnë për fitore dhe fituan NATO-n dhe ata shohin me optimizëm përpara. Shqipëria në NATO, sipas saj është premtimi i mbajtur ndaj shqiptarëve dhe dëshmia e reformave të guximshme.     Anëtarësimi ynë në komunitetin transatlantik nuk është aspak dhuratë, por është mund, përpjekje, përkushtim nëpërmjet të cilave ne bëmë reforma. Dhe vendet anëtare nuk hezituan të admirojnë dinamizmin e shqiptarëve për të bërë ndryshim dhe nuk kursyen ti japin pasaportat kualifikuese Shqipërisë, si vend i pluralizmit politik dhe demokracisë funksionuese, shtetit ligjor, ekonomisë së lirisë së tregut, tha kryetarja e Kuvendit.                                                                             Duke e cilësuar një ngjarje kulmore historike anëtarësimin në NATO, Topalli theksoi se Shqipëria fshin një herë e përgjithmonë nga memoria e saj periudha nënshtrimi në blloqe e traktate famëkeqe, periudha trusnie, vetizolimi e vetasgjësimi. Sipas saj anëtarësimi në NATO shënon një gur miliar për shqiptarët, sepse ata bëhen pjesë e Aleancës, garantë të lirisë dhe së drejtës njerëzore, sepse ata hyjnë në një epokë të re të historisë së tyre me ide, ambicie dhe besim tek e ardhmja. Në fund të fjalës së saj, kryetarja e kuvendit, veçoi faktin se si anëtare re e NATO-s në Ballkanin Perëndimor Shqipëria bëhet edhe më faktorizuese, edhe më kontribuese në përpjekjet e përbashkëta për të kthyer rajonin tonë më të qëndrueshëm, më të sigurt, më të paqtë, sikurse ofron më të mirën e saj për një Evropë më të fortë e të begatë.  


*************************************
Akuzat e Topallit ndaj Ramës
Debati në distancë Topalli Rama është një debatet i vjetër në thelb. Kryetarja e kuvendit ka akuzuar kreun e PS, Rama si avokatin kryesor të spiunëve, duke dënuar ashpër qëndrimin e tij, për mos pranimin e zbatimit të ligjit për verifikimin e figurës së zyrtarëve të lartë. Gjithashtu, gjatë një seance plenare të disa javëve më parë, kryetarja e Kuvendit, Topalli ka kërkuar përgjigje publike nga kryetari i PS për lidhjet e tij me një prej shkaktarëve të tragjedisë së Gërdecit, Mihal Delijorgji. Por akuzat nga ana e kryeparlamentares nuk kanë qenë vetëm politike, sepse ndër të tjera, Topalli ka akuzuar kreun e PS-së, Edi Rama, si të paaftë për të mbajtur një familje dhe sipas saj nuk mund të pranohet që në emër të bashkimit të shoqërisë, të flas një njeri, që nuk ka bashkuar familjen e tij të vogël.
Akuzat e Ramës ndaj Topallit
Nga ana tjetër, Rama duke iu kundërpërgjigjur në distancë Topallit për ligjin e dosjeve, dhe duke e cilësuar atë spikere të kuvendit, ka theksuar hapjen e dosjeve nga ana e mazhorancës dhe sipas tij të tregojnë se nuk kanë të bëjnë me këtë ligj, apo nuk kanë të bëjnë me këtë të kaluar. Por akuzat e Ramës, kanë qenë edhe vitin e kaluar, ku ai ka sulmuar ashpër kryetaren e Kuvendit, e cila sipas tij po lejon dhunën që Kryeministri ushtron ndaj deputetëve me fyerje e sharje të familjeve. Ssnjë dhe askush e mbi të gjitha qeveria Sali Berishës, nuk mund të thonë cilin ligj, cilat struktura dhe cilat masa kanë në përballimin e kësaj dhune dhe jo vetëm nuk mund ta thonë, por me atë në krye, së bashku me shërbëtoren Jozefinë, janë promotorët e ushtrimit të dhunës nëpërmjet mikrofonave të Kuvendit të Shqipërisë, ku kulmi i burrnisë asht më i poshtnue nanën dhe motrën, deputetit opozitar të radhës, deklaroi Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›