Topi: Programi Një OKB, përvojë për vendet e tjera
Presidenti i Republikës, Bamir Topi deklaroi se zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronave do të ofronte mundësi dhe shanse më të mëdha për zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Këtë deklaratë, kreu i shtetit e ka bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar me zv. Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së dhe Administratorin e Komanduar të PNUD-it, Ad Melkert, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Kreu i shtetit vlerësoi veçanërisht Programin Një OKB, i cili po zbatohet në vendin tonë me efektshmëri sidomos përsa i përket qeverisjes vendore dhe procesit të decentralizimit. Duke informuar mbi arritjet e Shqipërisë në drejtim të proceseve integruese, Kreu i Shtetit ka theksuar se këto dy procese konsiderohen si jetike për të ardhmen e Shqipërisë. Duke vlerësuar mbështetjen e gjithanshme të PNUD-it ndaj vendit tonë, Presidenti Topi vuri në dukje veçanërisht ndihmën e dhënë për zhvillimin politik, ekonomik dhe social të vendit sipas standardeve ndërkombëtare, si dhe për forcimin e shtetit ligjor dhe konsolidimin e një demokracie të fortë dhe efektive në Shqipëri. Në lidhje me situatës në rajon, Presidenti Topi theksoi se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të gjitha vendet ballkanike janë të projektuara tërësisht drejt rritjes së zhvillimit dhe bashkëpunimit ekonomik dhe integrimit të përbashkët në familjen e madhe europiane e strukturat euroatlantike. Nga ana e tij, Melkert shprehu admirimin për arritjet e Shqipërisë në drejtim të përmbushjes së aspiratave të saj integruese, si dhe ka vlerësuar të suksesshëm programin pilot Një OKB në Shqipëri, dhe theksoi se përvoja pozitive e Shqipërisë do të shërbejë si një shembull për tu shqyrtuar nga OKB e për tu ndjekur edhe nga vende të tjera të botës.