Rama vë kushte për kandidatët, kush do të jetë deputet nuk do të jetë ministër

Kryesocialisti nuk do të kandidojë për deputet
Kryesocialisti Rama ka vendosur të ndryshojë skemën e përfaqësimit të Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas burimeve brenda PS, mësohet se kryesocialisti Rama ka dalë me teorinë që kush do të jetë deputet nuk do të jetë ministër. Nëpërmjet kësaj formule Edi Rama kërkon të ketë sa më shumë njerëz prezent në fushatën elektorale, duke i motivuar edhe ata që nuk do të jenë në listën e deputetëve. Në fakt, kjo formulë e Edi Ramës është zbatuar edhe për kryesinë e PS, ku personat që ishin anëtarë të kryesisë nuk ishin sekretarë të PS.Burimet brenda PS thonë se nëpërmjet kësaj formule Edi Rama ka ndërmend të largojë nga PS edhe personat të cilët nuk bëjnë pjesë në klanin e tij më të afërt. Janë një grup njerëzish të cilët Edi Rama nuk ka pasur mundësinë ti largojë nga radhët e PS, të cilët vijnë nga strukturat e vjetra socialiste, por që nuk hyjnë te njerëzit në të besuar të Ramës. Duke qenë se largimi i tyre krijon kosto për PS para zgjedhjeve të 28 qershorit, Edi Rama nëpërmjet kësaj formule nuk i kandidon një grup njerëzish duke i lënë me shpresën se do të jenë ministra me fitimin e zgjedhjeve. Kjo manovër e kryesocialistit përveç eliminimit të personave të padëshirueshëm për të kryen edhe rolin e amortizimit të largimeve në rastin e shpalljes së listës së deputetëve. Lista e deputetëve socialistë do të shpallet në limitet e kufirit ligjor të caktuar nga kodi elektoral. Ndërkohë që sipas burimeve brenda PS janë të evidentuar një grupim emrash që do të jenë në vendet e para të listës socialiste për kandidatët për deputetë. Në Shkodër në krye të listës Edi Rama ka vendosur Tom Doshin dhe Mimi Kodhelin, në Berat ka vendosur të ketë Fidel Yllin, në Vlorë ka vendosur të ketë Luiza Xhuvanin dhe Auron Taren, në Korçë Artan Lamen, në Durrës Milva Ekonomin, në Tiranë Erion Veliaj, Dash Peza, Ajola Xoxa dhe Shpëtim Idrizi, në Kukës Pandeli Majko etj. Në fakt, këto emra përfliten nga eksponentë socialistë të mërzitur me Edi Ramën nga skema e re që ka vendosur të aplikojë. Sipas tyre Edi Rama ka vendosur që në listën e kandidatëve për deputetë të ketë sa më pak përfaqësim nga socialistët me kontribute. I vetmi që është i sigurt në listën e Edi Ramës është Gramoz Ruçi, i cili vazhdon të ruajë një lloj statusquoje influente mbi kryesocialistin. Në gruplistën e Edi Ramës mësohet se do të jenë jashtë vëmendjes së tij emra të njohur si Bashkim Fino, Andis Harasani, Namik Dokle, Çim Hysa, Marko Bello dhe shumë të tjerë të cilët duket se do të kenë vështirësi për sigurimin e një vendi të sigurtë në listat e kandidimit. Pra, megjithëse fushata që pritet të vijë do të jetë shumë e ashpër, Edi Rama duke ditur pozicionin e tij të vështirë kërkon të garantojë një detashment depuetetësh besnikë të cilët nuk do e lënë në baltë në rast të humbjes së zgjedhjeve në qershor. Duke siguruar këtë grupim deputetësh, nëpërmjet strukturave socialiste që dominohen nga njerëzit e tij, i krijon vetes mundësinë që të jetë më i garantuar për të mos të lënë kreun e PS. Gjithashtu nga burimet brenda PS mësohet se Edi Rama nuk ka ndërmend të kandidojë për deputet duke qëndruar jashtë listave të kandidatëve. Kandidimi i Ramës nuk mund të realizohet, pasi mosdhënia e dorëheqjes nga posti i kryebashkiakut të Tiranës nuk e lejon Ramën të jetë kandidat për deputet. Zërat brenda PS thonë se Rama nuk mund të lërë postin e kryebashkiakut pasi ndihet i trembur nga humbja e zgjedhjeve. Nëse Rama braktis këtë post, në rast humbjesh të zgjedhjeve nuk mund të krijojë trafik influencash në PS nëse njeriu që po pret humbjen e tij, Fatos Nano, do i kërkojë dorëheqjen. Situata e Partisë Socialiste në këtë prag fushate është shumë e vështirë. Kemi një Edi Ramë i cili nuk e drejton dot fushatën me rolin e kryeministrit të ri, ashtu siç kemi një kryesocialist që ka frikë të marrë barrën e përgjegjësisë për të drejtuar fushatën si kandidat për deputet dhe kryeministër. Drejtimi i fushatës së PS nga Edi Rama pa qenë kandidat krijon frymën e mosbesimit në elektoratin e majtë, që do të lexojë mosdorëheqjen e Ramës nga posti i kryebashkiakut si shenjë të mosbesimit dhe mungesës së optimizmi të kryesocialistit për fitore në zgjedhjet e ardhshme.