E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Rama e Berisha, kod për veten e tyre

“Rama dhe Berisha po bëjnë një kod, jo për PS dhe PD, por për veten e tyre, që deputetët t’i kenë si ushtarë të bindur”.

Kështu është shprehur kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë takimeve që zhvilloi në Elbasan, Librazhd dhe Peqin. Duke folur për Reformën zgjedhore Meta tha se: “LSI ka qenë dhe mbetet e hapur që qytetarët të zgjedhin jo vetëm partitë, por ata të zgjedhin dhe kandidatët ndërmjet partive, sepse parlamenti ka nevojë më shumë për individualitete, sepse parlamenti ka nevojë për më shumë qytetarë të përfaqësuar nga elektorati shqiptar. Këto nuk janë retorika boshe të LSI-së dhe të kryetarit të saj, por LSI, që prej themelimit të saj dhe që prej sfidës së parë të saj elektorale ka treguar haptazi se është për lista të hapura”. “Më duhet të kujtoj të gjithë se kryetari i LSI-së, është i vetmi nga të gjithë kryetarët e partive të tjera të mëdha apo të vogla qofshin ato, që prej pluralizmit politik, që nuk e ka siguruar veten e tij në zgjedhjet e fundit në listën shumemërore të partisë, por ka pranuar sfidën, që në rast të mosfitores drejtpërdrejt në zonën elektorale të largohet nga skena e politikës në vend”, u shpreh Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›