E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peçi: Presidenti nga populli, varianti më i mirë

Deputeti i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Spiro Peçi, mbështet zgjedhjen e Presidentit nga populli si variantin më të mirë, pasi sipas tij:

“Këtu do të kemi vërtet një verdikt se, cilin do të zgjedhë populli si President”. Peçi, një nga firmëtarët e nismës së paraqitur në Komisionin e Ligjeve për zgjedhjen e Presidentit nga populli, tha dje se: “Presidenti që zgjidhet nga populli realisht është më i fortë dhe ka mundësitë reale të ushtrojë funksionet e tij i pavarur nga maxhoranca, që qeveris në momentet që ai ushtron veprimtarinë e tij”. Peçi tha se Grupi Parlamentar i PBDNJ-së do të diskutojë dhe do të vendosë qëndrimin përfundimtar, që do të mbajë për votën në Parlament lidhur me variantin e zgjedhjes së Kreut të Shtetit nga populli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›