E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Rama, jo kerkesa te pakuptimta Denis Dedej

"Duhet hequr dore nga ndikime dhe qendrime tekanjoze te cilat jane jashte logjikes se dialogut dhe frymes se nje zgjidhje demokratike dhe konstruktive". Ky eshte apeli i bere dje nga zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem i Shqiperise, Ilir Meta, pas vizites ne takimin e Samitit te Sarajeves. Ne nje komunikim per mediat nga Ministria e Jashtme, numri dy i qeverise shqiptare theksoi se, "Kushtetuta e Shqiperise, Kodi Elektoral, i gjithe legjislacioni yne u jep zgjidhje dhe pergjigje te gjithe pretendimeve te ngritura nga lidershipi i opozites per t`i njohur, per t`i respektuar keto institucione qe jane te perbashketa dhe per te shfrytezuar te gjithe hapesiren qe le Kushtetuta e vendit". I pyetur nese do te ndikoje moszgjidhja e ngercit politik ne procesin e liberalizimit te vizave, ai siguroi se kjo ceshtje eshte teresisht e bazuar mbi kritere dhe standarde konkrete dhe teknike qe duhen plotesuar. "Shqiperia i ka plotesuar pothuajse te gjitha pervec tre elementeve te caktuar qe jane ne proces dhe ku ne vazhdimisht vazhdojme te raportojme lidhur me permbylljen e tyre perfundimtare", siguroi Meta. Megjithate, sipas tij, kjo nuk do te thote se mos funksionimi si duhet i dialogut politik eshte nje element pozitiv per stabilitetin e institucioneve, sidomos te Parlamentit ne vend apo per ecurine e reformave ne drejtime te rendesishme, sidomos ne fushen e drejtesise dhe te gjyqesorit. Ai shprehu besimin se takimi i zhvilluar ne Strasburg, perpjekjet e vazhdueshme qe jane bere dhe behen nga perfaqesues te Parlamentit Evropian apo te komunitetit nderkombetar do te vijojne dhe njekohesisht, se bashku me to do te rritet edhe pergjegjesia per te vendosur nje dialog politik te qendrueshem. "Nje dialog larg kushteve dhe ultimatumeve te pa nevojshme, te cilat me shume se sa perparimin e dialogut politik synojne realizimin e tekave apo kapricove individuale qe nuk tregojne as pjekuri politike, as pergjegjshmeri politike dhe as vendosje te interesave te vendit dhe te Integrimit Evropian, qe eshte nje interes kombetar per gjithe qytetaret shqiptar, pikerisht ne vendin e pare", vleresoi numri dy i qeverise. Per sa i perket ceshtjes se vizave, Meta konfirmoi angazhimin e BE per procesin e liberalizimit te vizave dhe perspektiven evropiane te Ballkanit Perendimor. "Ne vecanti, do te doja te theksoja dhe mbeshtetjen qe ne menyre unanime te gjithe perfaqesuesit e Bashkimit Evropian i dhane propozimit te Komisionit Evropian per heqjen e vizave per Shqiperine dhe per Bosnjen", beri te ditur opinionin publik mbi takimin e Nivelit te Larte ne Sarajeve, kreu i diplomacise shqiptare.

APELI
"Te rritet pergjegjesia per te vendosur nje dialog politik te qendrueshem, larg kushteve dhe ultimatumeve te pa nevojshme, te cilat me shume se sa perparimin e dialogut politik synojne realizimin e tekave apo kapricove individuale qe nuk tregojne as pjekuri politike, as pergjegjshmeri politike", apeloi Ilir Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›