E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plackiste kishat e Voskopojes, kapet i dyshuari

Korce- Nje tjeter i dyshuar per plackitje te objekteve te kultit dhe trafik te veprave te artit, eshte arrestuar dje ne Korce. Policia vuri ne pranga te kerkuarin per bastisjen e Kishes se "Shen Merise" ne Voskopoje, dy jave me pare. Xhentil Kupe 43 vjec, i rritur ne zonen e Korces, por banues ne Tirane, akuzohet se ka vjedhur me thyerje Kishen e "Shen Merise" ne Korce, ngjarje e ndodhur me 18 maj te ketij viti. Qe prej dites se ngjarjes ai eshte identifikuar si autor i krimit mbi bazen e gjurmeve te gishterinjve, kurse Prokuroria e Rrethit Korce ka nxjerre urdher-ndalimin per vepren penale te "vjedhjes se objekteve te kultit". Burime zyrtare bene me dije se dyshohet qe Xhentil Kupe, te jete autori i disa vjedhjeve te tjera te kulteve fetare ne rrethin e Korces dhe grupi hetimor po punon per dokumentimin e plote ligjor te ketyre ngjarjeve. Edhe me pare policia vendore kishte ndaluar disa te dyshuar, mes tyre edhe te mitur, te dyshuar per plackitje te kishave e xhamive ne qark.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›