E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te pandehurit e Boboshtices kerkojne largimin e gjyqtarit

Disho Koroveshi dhe Zace kunder gjykimit nga Gjergji Koco

Tre te pandehurit e gjyqit te Boboshtices kane kerkuar qe ne seancen e pare te rregullt te ketij procesi gjyqesor ndryshimin e gjyqtarit te ceshtjes. Tre te pandehurit Naum Disho Alqi Koroveshi dhe Luan Zace jane paraqitur ne gjykate por gjate seances se radhes kundershtuan zhvillimin e gjykimit nga gjyqtari Gjergji Koco. Te akuzuarit per dhunim varresh dhe ndertim te paligjshem ne varrezat e fshatit Boboshtice kane paraqitur kerkesen duke kundershtuar qe ceshtja te gjykohet nga gjyqtari Gjergji Koco per faktin se ky i fundit eshte nga Boboshtica. Origjina eshte gjetur si pretekst nga ana e tre te akuzuarve me argumentin se gjyqtari duhet te jete i paanshem dhe ne kete rast duke qene nga fshati Boboshtice mund te ndikohet per te gjykuar drejt dhe paanshmeri kete ceshtje. Te perfaqesuar nga i njejti avokat ata kane depozituar kete kerkese nderkohe qe pritet qe gjate dites se premte te hidhet shorti per te caktuar gjyqtarin qe do te kete ne dore kete ceshtje. Gjykimi i rregullt nuk ka filluar ende per faktin se deri me tani seancat jane shtyre ndersa qe ne seancen e pare te rregullt te akuzuarit kane kundershtuar gjyqtarin duke mos pranuar gjykimin prej tij.

Prokuroria e Korces ka mbyllur hetimet per kete ceshtje duke vertetuar akuzen e dhunimit te varreve dhe ate te ndertimit te paligjshem. Dosja hetimore i kaloi gjykates per shqyrtimin e kesaj ceshtjeje. Sipas te dhenave nga Prokuroria e Korces per dy veprat penale akuzohen tre persona Naum Disho ne cilesine e perfaqesuesit te organizates Omonia qe ka urdheruar kryerjen e punimeve mbi varrezen e fshatit Boboshtice dhe dy punetoret qe kane kryer punimet Alqi Koroveshi dhe Luan Zace. Te tre keta persona akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin edhe pse kane pasur dijeni per ekzistencen e varreve kane hedhur beton per te shtruar nje platforme dhe nje shkallare drejt nje kryqi qe eshte vendosur ne vitin 1996. Sipas te dhenave nga prokuroria te tre te akuzuarit kane qene ne dijeni te faktit se ne vendin ku po beheshin punimet ishin varrezat e fshatit por kane vijuar duke kryer nje ndertim te paligjshem. Krahas akuzes per dhunimin e varreve prokuroria ka parashtruar edhe akuzen e ndertimit te paligjshem. Nga kryerja e ketyre punimeve dhe konkretisht nga hedhja e nje sasie prej 58 m2 beton ne pjesen ku ndodhet nje kryq betoni duke zgjeruar bazamentin e ketij kryqi duke krijuar nje rrugice midis ketij kryqi dhe vendit ku eshte kambana si dhe nga ndertimi i shkalleve jane dhunuar disa prej varreve te ketij fshati te cilat jane germuar dhe me pas mbuluar nga betoni thuhet ne deklaraten zyrtare te organit te akuzes korcare.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›