E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kundër faljes së KESH-it

Partia Socialiste ka dalë dje kundër vendimit të qeverisë për faljen e kamatë-vonesave. 

Duke folur në një konferencë për shtyp deputeti Andis Harasani tha se, ky vendim bie në kurriz të qytetarëve të ndershëm. "Qoka e radhës e Berishës ishte falja e kamatë-vonesave të faturave të energjisë elektrike dhe rritja e pagave. Nuk do shumë mend se në rastin e parë, Kryeministri bën demagogji, e cila në vështrim të fundit është dhe njëherë një tjetër barrë që i hidhet në kurriz qytetarit të ndershëm, të cilit i thuhet: Ti do të vazhdosh të paguash, sepse kush vjedh energji, kush nuk e paguan atë, do të ketë amnisti. Ti do të paguash edhe për atë që nuk paguan", u shpreh Harasani. Sipas tij "Kryeministri ynë që mbeti me gërshërë në dorë si rrobaqepës province do të bënte mirë, që përpara se të njoftonte rritjen e pagave, të sqaronte se çfarë po ndodh në të vërtetë me nivelin e jetesës së shoqërisë shqiptare".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›